Policia e Shtetit: Gjatë 12 orëve të fundit goditen 2 raste të tjera të "Mitëdhënies" nga Policia Rrugore.

Policia e Shtetit: Gjatë 12 orëve të fundit goditen 2 raste të tjera të "Mitëdhënies" nga Policia Rrugore. (per video kliko mbi link)09mitdhenie

1 rast nga Policia Rrugore Vlorë dhe 1 rast nga Policia Rrugore Fier.

Vlorë:
Iu ofron ryshfet punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga masa administrative, arrestohet në flagrance drejtuesi i mjetit shtetasi: Artan Balliu, 40 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi për arsye se:
Më datë 08.02.2017, në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec pranë kryqëzimit të Triportit, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor, kanë ndaluar automjetin tip Mercedes-Benz me targë VL 1542 C, me drejtues shtetasin Artan Balliu pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtij mjeti është konstatuar se ishin jashtë afateve.
Duke qenë në këto kushte, drejtuesi i mjetit ka tentuar t'u japë 10.000 lekë (dy copë me prerje 5.000 mijë lekë) punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative dhe të mos i bllokohej automjeti.

Fier:
I ofron rryshfet punonjësit të policisë për ta falur për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë për "Korrupsion aktiv" shtetasi:
-Bernard Petoshati, 24 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në autostradën Fier-Lushnje, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Audi”, me targë AA 506 NY me shpejtësi tej normave të lejuara, u kap në flagrancë duke tentuar t'i japë patrullës së policisë në formë rryshfeti një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë me qëllim shmangien e masës administrative.

09mitdhenie2

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...