Krujë, Kanos prokurorin në ambientet e gjykatës. Gjatë kontrollit në banesë i sekuestrohen 76 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Krujë, Kanos prokurorin në ambientet e gjykatës. Gjatë kontrollit në banesë i sekuestrohen 76 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. (per video kliko mbi link) 09kruje

Arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• N.Ç 56 vjeç, banues në Verjon - Krujë.

Shtetasi N.Ç më datë 08.02.2017, rreth orës 10: 30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, ka kanosur me fjalë shtetasin B.M. 41 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N.Ç, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• rreth 76 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja e gjyqtarit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve "parashikuar në nenet 317 dhe 283/1 të Kodit Penal

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...