Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjitha qarqet 45 armë zjarri, 11.933 fishekë, 37 granata, 18 ndezësa, 2 predha kundër tank, 5 kapsolla detonatore, 2 mina, 8 kallëpe tritol si dhe 56 krehëra.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve, nga Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin. Takimet zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Gjithashtu prej disa ditësh në të gjithë vendin ka vijuar trokitja derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit edhe një herë falenderon të gjithë ata banorë që po dorëzojnë armët vullnetarisht.

Në veçanti nxënësit dhe studentët që janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese  si dhe pushtetin Vendor.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që cilido që mban armë pa leje, ta dorëzojë atë brenda afatit të caktuar.


Policia e Shtetit.
Gjatë natës operacion masiv kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Operacionet në Lezhë dhe Tepelenë.
Sekuestrohen në total lëndë narkotike me peshë rreth 2 ton e 212 kg lëndë narkotike.
Shpallen në kërkim disa persona.
-Operacioni i parë i koduar "Adriatik" është zhvilluar në grykëderdhjen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.
Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe një sasi lëndë narkotike me peshë  rreth 1 ton e 450 kg Cannabis Sattiva.

-Operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan, Tepelenë nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ku në 1 banesë u sekuestrua lëndë narkotike më peshë rreth 762 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.


Kurbin, Lezhë:
Operacion i përbashkët nga Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin në bashkëpunim me Seksionin kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Sekuestrohen 1 ton e 450 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Më  datë 10.02.2017,  shërbimet e policisë kufitare Shëngjin kanë konstatuar një gomone në  grykëderdhjen e lumit Ishëm.
Në gomone nuk u konstatuan persona dhe as përreth saj.
Menjëherë  efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë filluar kontrollin e territorit përreth. Si rezultat i krehjes së zonës, në vendin e quajtur Godull në Kurbin, u gjet e fshehur në shkurre një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë  paketuar e gatshme për trafikim në total 1 ton 450 kg.
Vazhdojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
__

Tepelenë:
Sekuestrohet e më pas asgjësohet me anë të djegies një sasi prej 762 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Operacion i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit G.D kishte lëndë  narkotike, në datë 09.02.2017, është ushtruar kontroll nga ana e punonjësve të policisë.
Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të banesës, janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës narkotike 762 kg.
Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
G.D., 40 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.
Po punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Lënda narkotike u asgjësua në vend me anë të djegies dhe një pjesë e saj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar K.G, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me vendimin e datës 28.06.2016, e kanë dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizator i emigracionit të paligjshëm”, e parashikuar në Kodin Penal Italian.  U bë arrestimi i përkohshëm i këtij shtetasi dhe materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme deri në pritjen e ekstradimit drejt shtetit Italian.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Sh, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kamzë, në mjetin tip “Benz”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.  

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.02.2017, u ndalua shtetasi B.L, vjeç 36, banues në Tiranë, me detyrë agjent shitjesh, pasi më datë 08.02.2017, shtetasi E.B, vjeç 34, banues në Tiranë, administrator në një shoqëri, kallëzon se nuk ka derdhur në llogarinë e shoqërisë, të ardhurat nga shitja e produkteve. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.K dhe R.B, vjeç 59 e 57, banues në Tiranë dhe Durrës. Nenet 180 e 248 të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.K, vjeç 30, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie, pasi në fshatin Lanabregas, në ambientet e shoqërisë, iu gjetën e bllokuan pije freskuese të ndryshme, të cilat dyshohet se i prodhonte në mënyrë të paligjshme. Nenet 288/a/2, 170/a e 180 të Kodit Penal.

Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar disa herë një institucion. Neni 275 i Kodit Penal.  

Seksioni për krimet ndaj pronës
Më datë 09.02.2017, rreth orës 13:24, në segmentin Rrugorë interurban Qafë Kashari-Rinas janë vjedhur me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të djegura pranë vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56
- 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike
- 2 automjetet  e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.
Si rrjedhojë janë arrestuar shtetasit:
• F.G, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i SHPSF
• Xh.M, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF,
• G.D, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF,
• P.L, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF,
• E.D, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqërisë,
• D.B, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqërisë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vjedhjes me armë" dhe "Shpërdorim detyre", parashikuar nga Nenet 140-25 dhe 248 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B,  vjeç 39, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Abdi Toptani”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Dodge”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi më datë 09.02.2017, në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me trafik ndarësen, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë në detyrë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti e dokumentet. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen O.I, vjeç 31, banuese në Durrës, pasi, shtetasi B.Sh, vjeç 57, banues në Durrës, ka bërë kallëzim ndaj saj, se në vitin 2007, duke qenë punonjëse e një kompanie, ka përpiluar një kontratë duke i falsifikuar firmën. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 09.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit I.V e J.V, vjeç 53 e 29, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të mprehta shtetasin V.M, vjeç 50, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 76, 22 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.A, vjeç 26, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi, në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, afër fshatit Pirg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Yinxiang“, pa targë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit shtetasi N.H, vjeç 20, banues në fshatin Symiz, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, për mjekim më të specializuar. Neni 290 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Në vijim të komunikatës datë 20.01.2017, që bën fjalë për veprën penale “Trafikim i personave të rritur” në bashkëpunim, më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.S, vjeç 23, banues në Tiranë. Nenet 110/a e 25 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.A, vjeç 56, banues në  Poliçan, pasi dyshohet se në lagjen Pronovik, u kap duke ushtruar aktivitetet,i cili ishte i bllokuar nga AKU. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 09.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.B, vjeç 41, banues në  Berat, pasi dyshohet se në lagjen “18 Tetori”, u kap duke ushtruar aktivitet, i cili ishte i bllokuar nga AKU. Në subjekt është konstatuar dhe një punonjës i pa siguruar. Nenet 288/a, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 09.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen T.K, banuese në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në lagjen “18 Tetori”, u kap duke ushtruar aktivitet, i cili ishte i bllokuar nga AKU. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 09.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.S, vjeç 46, banues në  Kuçovë, pasi dyshohet se në Perondi, u kap duke ushtruar aktivitet, i cili ishte i bllokuar nga AKU. Neni 288/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin P.Ç, vjeç 28, banues në Lushnjë pasi dyshohet se, lagjen “Loni Dhamo”, në subjektin farmaci, ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi barnash mjekësore pa pullën përkatëse. Nenet 180, 173 e 149/ç të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim shtetasi N.M, vjeç 35, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim H.M, vjeç 52, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.T, banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se ka falsifikuar gjeneralitetet e shtetasit, A.Gj, vjeç 39. Nenet 248 e 191 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.K, vjeç 59, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në fshatin Varibop, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge, për pasojë janë dëmtuar pasagjeret L.H, J.Ll e T.I, vjeç 73, 43 e 50, banuese në Gjirokastër, në spital ndodhet nën kujdesin e mjekëve shtetasja J.Ll dhe dy shtetaset e tjera pasi kanë marrë mjekim janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.S, vjeç 29, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 09.02.2017, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A.L, vjeç 28, banues në Vlorë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Në vendngjarje u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale një pjesë gëzhoje automatiku model 56, kalibër 7.62 mm. Nenet 76, 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.K, vjeç 18, banues në Delvinë, pasi dyshohet se, iu gjetën e  sekuestruan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e dyqanit ushqimor në Rubik, të shtetasit T.P, më datë 09.02.2017, u ndalua shtetasi M.D, vjeç 29, banues në Rubik, Mirditë, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes, si dhe iu gjetën e sekuestruan 4 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 134 e 283/1 të Kodit Penal.  

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të komunikatës datë 03.12.2016, që bën fjalë për aksidentin rrugor  afër kryqëzimit të Patokut, ku është aksidentuar rëndë një shtetas, i cili më datë 08.12.2016, ka vdekur në Qendrën e Traumës, më datë 09.02.2017, u identifikua kufoma në morgun IML Tiranë, i cili është shtetasi E.O, vjeç 33, banues Tiranë. Nenet 290/2 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.M., vjeç 17, banues në Lezhë, pasi dyshohet se, në lagjen”Besëlidhja, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ”Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Y, vjeç 18, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.02.2017,  përpara një shkolle për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin E.T, vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.S, vjeç 29, banues në Elbasan, pasi më datë 08.02.2017, në Sauk, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.K, vjeç 24, banues në fshatin Stërmas, me pasi dyshohet se, në Stërmas, pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasin Q.D, vjeç 67. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, kanë vjedhur tre televizor, në  lokalin e shtetasit D.M, vjeç 34, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.S, vjeç 54, banues në Shkozë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka goditur me grusht shtetasin F.D, vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Astrit Balluku”, ka kanosur e goditur me grusht, shtetasin L.D, vjeç 49, banues në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për arrestimin e shtetasit E.M, më datë 09.02.2017, nga veprimet e kryera rezulton, se është autor i disa ngjarjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.M, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Nikolla Jorga”, i ka vjedhur telefonin shtetasit I.S, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 58, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në rrugën “Skënder Luarasi”, ka kanosur për jetën shtetasen E.L, vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin e shoqërimin e drejtueses së mjetit, në pronësi të një kompanie, pasi dyshohet se, në rrugën ” Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me pëllëmbë shtetasen S.Xh, vjeç 34, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.L, A.L, S.L e F.M, vjeç 43, 39, 39 e 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Him Kolli”, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar punonjësit e policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.T, vjeç 33, banues në Yrshek, pasi dyshohet se, tek rruga e “Shkodrës”, në mjetin tip “Porche Kayen”, është kapur me një fenelinë me sirenë si të policisë, të cilat iu blokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 247 i Kodit Penal.
 
Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P vjeç 29, banues në Tiranë, pasi më datë 09.02.2017, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëjetueses, K.K, vjeç 27, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, rreth orës 22:30, te Medreseja, pas një konflikti, janë dërguar në SQU 3 shtetas, të cilët janë dëmtuar lehtë me mjete prerëse. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.V, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.L, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, iu gjet e sekuestrua  me cilësinë e provës materiale, një armë gjuetie teke, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi shtetasja E.O, vjeç 35, banuese në Tiranë, kallëzon se shtetasi i mësipërm, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës,  vjeç 13. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, në rrugën “Sitki Çiço”, shtetasit G.S, vjeç 36, banues në Tiranë, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, shtetasja V.K, vjeç 56, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08.02.2017, është larguar nga banesa djali B.K, vjeç 24, i cili, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.P, vjeç 45, banues në rrugën “Selaudin Bekteshi”, pasi dyshohet se u konstatua duke kryer punime pa leje, në banesë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit O.Ç e J.Y, vjeç  52 e 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Shefqet Kuka”, kanë vjedhur ambientin e shtetases E.M, vjeç 44, banuese në Tiranë, ku kanë marrë disa produkte kozmetike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka dëmtuar pasqyrat e mjetit tip “Benz”, të shtetases F.D, vjeç 29, banuese në Tiranë si dhe ka goditur me grusht shtetasin E.B, vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 150 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, shtetasi G.P, vjeç 45, banues në Tiranë kallëzon se, është larguar nga spitali pacienti shtetasi A.K, vjeç 35. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.02.2017, gjatë natës, në Valias, janë vjedhur 2 targat e mjetit tip “Ford“, në pronësi të shtetasit D.B, vjeç 41. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.C, vjeç 34, banues në Valias, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit  Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.C, vjeç 37, banues në Valias, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 22, banues në Peqin, pasi dyshohet se, në Kamzë, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës 10 fishekë Ak- 4. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 49, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.C, A.Sh, Sh.M, E.M dhe F.T, vjeç 53, 24, 21, 24 dhe 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shtetasi F.T, ka goditur me mjete të forta shtetasit Sh.M, E.M, B.C dhe A.Sh, ndërsa shtetasi F.T, është goditur me grusht nga shtetasit e mësipërm. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën Tiranë-Rinas, te mbikalimi i Kasharit dhe në banesë, në mjetin tip “Benz”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një dylbi, një pushkë sportive, pa leje e një armë gjahu teke, me leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.S, vjeç 57, banues në Fushë Prezë, Vorë, pasi dyshohet se, në Fushë Prezë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, të shtetasit B.M, vjeç 36. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Th.S, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi shtetasi O.S, vjeç 29, banues në Tiranë, kallëzon se në fshatin Marqinet, me vetëgjyqësi, shtetasi Th.S ka tentuar të marrë mjetin tip “Autobot” të një firme. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen E.Ll, vjeç 58, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 2, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.H, vjeç 43, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, u konstatua duke kryer ndërtim në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.02.2017, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 16/1, është gjetur i vdekur në banesë shtetasi P.N, vjeç 60. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.R e K.V, vjeç 18 e 16, banues në Durrës, pasi dyshohet, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasit J.V e D.M, vjeç  16 e 17, banues në Durrës. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, gjatë natës, në Xhafzotaj Durrës, është vjedhur banesa, në pronësi të shtetasit M.H, vjeç 68, ku kanë marrë orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:15, në ambulancën e Plazhit, ka shkuar për ndihmë mjekësore e më pas ka vdekur shtetasi I.M, vjeç 61, banues në Durrës. Nga veprimet e kryera rezulton, se ka përdorur një sasi të madhe alkooli. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 09.02.2017, u ndalua shtetasi N.L, vjeç 30, banues në Durrës,  pasi me datë 09.02.2017 kanë bërë kallëzim shtetaset A.L 23 vjeçe, banuese në Marikaj, Tiranë, bashkëshortja e shtetasit N.L(në proces divorci) dhe Xh.M. 22 vjeçe, banuese në Durrës,(shoqja e shtetases A.L.) pasi më datë 08.02.2017 janë kërcënuar dhe goditur nga shtetasi N.L.
Më datë 09.02.2017, i ndaluari dyshohet se ka marrë në mjet shtetasen Xh.M duke e kërcënuar dhe e ka çuar në Sektorin Rinia, Durrës, ku edhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Shtetasi N.L është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", Dhunë në familje", "Përndjekja"dhe "Heqja e paligjshme e lirisë " parashikuar në nenet 90, 130/ a , 121/a dhe 110 të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.M, vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se në kohë të ndryshme ka shqetësuar në telefon, shtetasin G.H, vjeç 30, banues në Durrës. Neni 275  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin B.Z, vjeç 44, banues në fshatin Grepse, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin S.T, vjeç 21, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.B, vjeç 50, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në Fushë Krujë, u kap duke pa lejë drejtimi drejtuar motoçikletën tip “Lifan”,pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.N, vjeç 22, banues në fshatin Shkretë Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në Fushë Krujë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.Gj, vjeç 38, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se është konstatuar  lidhje e paligjshme të ujit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 55, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se është konstatuar lidhje e paligjshme të ujit. Neni 159 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.B, vjeç 62, banues në Elbasan, pasi, në rrugën “Thoma Kalefi”,  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, shtetasi D.P, vjeç 38, banues në Elbasan, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai B.P, vjeç 37. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për  kapjen e shtetasit L.H, vjeç 20, pasi dyshohet se më datë 09.02.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës V.H, vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, rreth orës 01:00, rrugës për në spitalin e Peqinit, ka vdekur i dënuari B.Xh, vjeç 52, banues në Elbasan. Nga veprimet e para hetimore mendohet se vdekja është natyrale. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.H, vjeç 28, banues në fshatin Shtëpanjë, pasi dyshohet se, në Shtëpanjë, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta shtetasin Ç.H, vjeç 41. Neni 89 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.T, vjeç 74, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në fshatin Boboshticë, në një kult fetar, u kap duke vjedhur një sasi lekësh. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi shtetasi A.H, vjeç 48, banues në fshatin Goskovë, kallëzon se në lagjen nr. 14, i kanë vjedhur mjetin tip “Fiat”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B dhe u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit H.B e V.B., vjeç 22, 53 e 17, banues në fshatin Pocestë, pasi dyshohet se, në fshat, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasit M.B e E.B, vjeç 73 e 29 të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.02.02017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjeç 43, banues në fshatin Buçimas, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 323 i  Kodit Penal.  

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin V.K, vjeç 53, banues në Pogradec, pasi shtetasi I.A, vjeç 41, kallëzon se më datë 26.01.2017, me anë të mashtrimit, i ka marrë fugonin tip “Benz”. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.02.2017, gjatë natës, në fshatin Vlashuk, është vjedhur lokali i shtetasit K.Sh, vjeç 60, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 09.04.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Y.K, vjeç 44, banuese në Berat, pasi dyshohet se në banesë, kunata L.K, vjeç 56, banues në Berat, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 09.02.2017, shtetasi V.K, vjeç 68, banues në  Ura Vajgurore, kallëzon se dhëndri i tij shtetasi J.V, vjeç 47, banues në Greqi, i cili kurohet nga depresioni, më datë 06.02.2017, rreth orës 16:00, është nisur nga Greqia për në Shqipëri dhe nuk ka ardhur në banesë. Më datë 09.02.2017, në anë të lumit Osum në Guri Bardhë, është gjetur xhupi tij, dyshohet për mbytje në lumin Osum. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 09.02.2017, në fshatin Sheqëz, pranë banesës, është gjetur i varur shtetasi F.Q, vjeç 62. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.R, vjeç 32, banues në Patos, pasi dyshohet se në Patos, ka pushtuar 1150 m² tokë të shtetasit B.B, vjeç 70. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.M, vjeç 35, banues në fshatin Rrapëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar 100 ditë burg, për dhunë në familje. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Y.H, vjeç 55, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet se në Drenovë, ka pushtuar një sipërfaqe toke, të cilën e ka përfituar me vendim Gjykate, shtetasit I.Ç, vjeç 27. Nenet 200 e 277 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  pasi shtetasi N.S, vjeç 31, banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se, ka konstatuar vjedhjen e targës së mjetit tip ‘’Benz-190’’, parkuar pranë banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, rreth orës 09:30, në lagjen ‘’29 Nëntori’’, ka rënë nga banesa në katin e 9-të dhe ka vdekur një  shtetase e mitur, vjeç 4. Nga deklarimet e familjarëve fëmija ka qenë e vetme në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.  

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.A, vjeç 30, banues në Orikum, pasi dyshohet se, në Orikum, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin M.Xh, vjeç 57, banues në fshatin Tragjas. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.B, vjeç 49, ku kanë marrë 1 televizor dhe  një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan  materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit N.R, P.N, N.G, Dh.K e Dh.B, vjeç 45, 31, 38, 29 e 45, banues në Himarë, pasi dyshohet se më datë 04.02.2017, në fshatin Iliaz, kanë shkatërruar murin rrethues të banesës së shtetasit A.D, vjeç 29. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.02.2017, gjatë natës, në fshatin Finiq, kanë vjedhur disa pajisje elktro shtëpiake në banesën e shtetasit Th.V, vjeç 49. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, gjatë natës, në fshatin Bregas, kanë vjedhur 3 pajisje të ndryshme, në banesën e shtetasit V.J, vjeç 49,. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin D.K, vjeç 59, banues në Ksamil, pasi dyshohet se, në Ksamil, për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasin S.K, vjeç 66. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit N.B dhe A.M, vjeç  34 e 34, banues në Sarandë, pasi, në lagjen nr. 1, shtetasi N.B, ka vjedhur disa bizhuteri, në dyqanin e shtetases M.P, dhe shtetasi A.M, ka përkrahur autorin. Nenet 134/2 e 302 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.02.2017, gjatë natës, në fshatin Terihat, kanë vjedhur disa vegla pune, në banesën e shtetasit J.P, vjeç 63. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.02.2017, gjatë natës, në Ishull Shëngjin, kanë vjedhur një televizor dhe orendi shtëpiake, në banesën e shtetasit L.S, vjeç 57. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin I.N, vjeç 46, banues në Laç, pasi dyshohet se, në fshatin Selitë, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 09.02.2017, gjatë natës, në Rubik, është vjedhur lokali i shtetases A.B, vjeç 40, banuese në Bushkash, Rubik, ku kanë vjedhur 1  televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.02.2017, rreth orës 11:10, në lagjen “Skënderbeg”, kanë tentuar të djegin me zjarr dyqanin në pronësi të shtetasit Gj.Gj, vjeç 48, banues në Shkodër, ku nuk ka dëme materiale. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet  151 e 22 të  Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen V.K, vjeç 55, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në dyqan, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.T, vjeç 56, banues në fshatin Gruda e Re, pasi dyshohet se po ndërtonte një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit E.S, K.S e A.A., vjeç 16, 15 e 16, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “3 heronjtë”, kanë vjedhur në një market të shtetasit S.M, vjeç 33, banues në Shkodër. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.D, vjeç 69, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 09.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.S, vjeç 34, banues në fshatin Fletë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Neni 305/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 09.02.2017, rreth orës 14:00, në fshatin Gruemir, në Gomsiqe, si pasojë e amortizimit të linjës hekurudhore, kanë dalë nga shinat 2 vagonë të trenit me drejtim lëvizje Bajzë– Shkodër, që po transportonte materiale. Nuk ka patur të lënduar apo pasoja të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.S, vjeç 41, banues në Fierzë, pasi,  në qytetin e “Bajram Currit”, ka thyer me sende të forta llambat e ndriçimit të lulishtes. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur me datë 04.02.2017, ku rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Miniera e Kromit Bulqizë, pusi 41, në nivelin 21,  ndodhi një shpërthim, dhe u dëmtua fizikisht një punëtor kinez jashtë rrezikut për jetën dhe për shkak të sasisë së madhe të gazit helmues dhe shembjeve të mëdha, mbetën të bllokuar në minierë dhe tre shtetas të tjerë kinez ju informojmë se:
Grupet e RISHMIT dhe Shërbimet e Policisë, pasi kanë arritur të fusin tubacionet duke  rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajërimit për pastrimin e ajrit nga gazi,  si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë  arritur të lokalizojnë vendndodhjen, duke gjetur të pa jetë 3 shtetasit kinez :
-R.G, (specialist sigurimi i pusit)
-H.J ( kryepunëtor)
-H.A (punëtor).
Trupat e tre shtetasve kinezë janë nxjerrë nga miniera dhe po transportohen me autoambulancë  për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 09.02.2017, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim N.M, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave". Neni 189/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin F.D, vjeç 44, banues në fshatin Sovjan, pasi dyshohet se nga data 06.12.2016, ka aplikuar për azil, në një shtet, për djalin e tij të mitur. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, në PKK Qafë-Thanë, u kap shtetasi në kërkim S.K, vjeç 61, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”. Nenet 283/1 e 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.K, vjeç 29, banues në Lezhë, kthyer deportiv, në PKK Qafë Botë, pasi dyshohet se më datë 03.02.2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Sh.Gj, vjeç 30, banues në Fushë Krujë, kthyer deportiv, në PKK Qafë Botë, pasi dyshohet se më datë 03.02.2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.K, vjeç 36, banues në Durrës, kthyer deportiv, në PKK Qafë Botë, pasi dyshohet se më datë 04.02.2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.B, vjeç 29, banues në Kavajë, kthyer deportiv, në PKK Qafë Botë, pasi dyshohet se më datë 04.02.2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 personave dhe janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 9 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 6 persona për vjedhje, dhunë në familje, dëmtim prone, largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe përkrahja e autorit të krimit.
4 persona për krime ndaj personit.
7 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 2 ton e 212 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 3 armë zjarri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 125 persona.
Gjatë 24- orëve u finalizuan Operacionet konkretisht:
Gjatë natës operacion masiv kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Operacionet në Lezhë dhe Tepelenë.
Sekuestrohen në total lëndë narkotike me peshë rreth 2 ton e 212 kg lëndë narkotike.
Shpallen në kërkim disa persona.

-Operacioni i parë i koduar "Adriatik" është zhvilluar në grykëderdhjen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.
Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 ton e 450 kg Cannabis Sattiva.

-Operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan, Tepelenë nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ku në 1 banesë u sekuestrua lëndë narkotike më peshë rreth 762 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...