Policia e Shtetit:Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve 10.02.2017

Policia e Shtetit:06armet

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve. (për video kliko mbi link).

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjitha qarqet 45 armë zjarri, 11.933 fishekë, 37 granata, 18 ndezësa, 2 predha kundër tank, 5 kapsolla detonatore, 2 mina, 8 kallëpe tritol si dhe 56 krehëra.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve, nga Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin. Takimet zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Gjithashtu prej disa ditësh në të gjithë vendin ka vijuar trokitja derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit edhe një herë falenderon të gjithë ata banorë që po dorëzojnë armët vullnetarisht.

Në veçanti nxënësit dhe studentët që janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese  si dhe pushtetin Vendor.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që cilido që mban armë pa leje, ta dorëzojë atë brenda afatit të caktuar.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...