Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE.1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 25 armë zjarri, 12.980 fishekë, 89 granata, 89 ndezësa, 5 predhë kundërtank e 65 krehëra fishekësh.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të suksesshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit falënderon në veçanti nxënësit dhe studentët që janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda afatit të caktuar.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.02.2017 Specialistët e Sektorit të Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetases:
-E. I,38 vjeçe, banuese në Tiranë, (pronare e ambjentit të SPA)
Si dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore), V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore), B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë (klient), G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë (klient), R.G., 30 vjeç, shtetas turk (klient)
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative në ambjentet e një SPA, dyshohej se këtë ambjent e përdornin përveç shërbimeve të masazhit por edhe të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra masazhit. Shtetaseja I. E, pronarja e kësaj qendre dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrëdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klientëve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qendër masazhi.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të "Shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambientit për prostitucion", parashikuar nga Nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Fitnete Rexha”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa siguracion, për t’iu shmangur masës së gjobës ka tentuar ti jap punonjësve të policisë një kartëmonedhë 1000 lekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni i kërkimit
Më datë 11.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Q.L, vjeç 27, banues në Kosovë, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Grabitja”. Neni 329 i Kodit Penal të Kosovës.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi, A.B, vjeç 37, banues në Kosovë, pasi, në rrugën “Dervish Hima”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.Sh e M.M, vjeç 27 e 53, banues në Durrës e Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në “Don Bosko”, shtetasi A.Sh, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me rimorkio, ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, të shtetasit J.Xh, vjeç 32, banues në Tiranë, kurse shtetasi M.M, nuk ka kallëzuar ngjarjen e ndodhur. Neni 273 dhe 248 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi,  në rrugën “Todi Shkurti”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ”Benz”. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen, S.A, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën “Abdi Rexha”, duke drejtuar mjetin tip “Hundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.C, vjeç 33, banues në Tiranë, i cili është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volkswagen” për pasojë shtetësia S.A, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi,  në rrugën e “Elbasanit”, pranë një qendre, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ”Audi A6”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 28, banues në Durrës, pasi, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.Sh, vjeç 31, banues në Gramsh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 2 vjet e 9 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i trafiqeve
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Apollonia".
Vjedhin objektet e lashta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, arrestohen në flagrancë 2 prej autorëve dhe shpallen në kërkim 2 të tjerët.
Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në bazë të informacioneve të grumbulluara organizoi një pune hetimore disa mujore ku u bë i mundur realizimi i operacionit “Apollonia”.
Nga realizimi i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve T.F, 35 vjeç.
dhe S.F, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.F, 41 vjeç dhe E.F, 53 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyrë të paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rreth 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i përgatisnin me qëllim trafikimin e tyre.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë.
Gjithashtu në banesën e njërit prej prej tyre u sekuestrua një pajisje dedektor për gjurmim i antikuareve.
Materialet arkeologjike të sekuestruara do t'i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit e kulturës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 138 dhe 138/a/2 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet e rënda
Më datë 11.02.2017, në ambientet e I.E.V.P Fier, u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M, vjeç 41, banues në fshatin në Fier, në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88/1 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 30, banues në Kavajë, pasi, tek “Bishti i Zhurit”, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, për t’iu shmangur masës së gjobës, ka tentuar ti ofrojë punonjësve të policisë një kartëmonedhë 1000 lekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 244 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.I, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.P, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Dali Ndreu”, pranë banesës, shtetasit V.D, vjeç 36, i kanë vjedhur mjetin tip “Opel”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1  i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.L, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Barikadave“, ka goditur me grusht shtetasin F.D, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Sh, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Barikadave“, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë Bashkiake. Neni 235/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Mihal Grameno”, ka kanosur e kundërshtuar, punonjësit e policisë. Nenet 84 e 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Nexhmedin Zaimi”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka marrë një kredi në emër të shtetases A.Dh, vjeç 25, banuese në Tiranë dhe është larguar. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, në prezencë të psikologes, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për një fëmijë, pasi dyshohet se ka risk të theksuar për jetën, nga nëna, A.M, vjeç 35, banuese në Tiranë. Fëmija në prezencë të psikologes u akomodua në një qendër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.02.2017, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së djalit, shtetases A.P, vjeç 29, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.T, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shkodra”, ka hapur derën e banesës të shtetases R.K, vjeç 27, duke e kanosur me pretendimin se kjo banesë është e tij. Nenet 277 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Në vijim të komunikatës së dhënë, e cila bën fjalë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.A, vjeç 26, banues në Tiranë, (i arrestuar më datë 10.02.2017, për një ngjarje tjetër. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Xhenfize Keko”, ka tentuar të vjedhë në lokalin e shtetasit E.M, vjeç 33, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “5 Maj”, në banesë u kap duke kryer kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, rreth orës 20:40, në spital ka ardhur i vdekur, shtetasi Xh.H, 22 vjeç, i shoqëruar nga vëllai, i cili pretendon se në fshatin Zall Dajt, duke kullotur bagëtinë, është rrëzuar nga lartësia. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.P, vjeç 45, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, rreth orës 16:30, në fshatin Priskë e Vogël, ka rënë zjarr në banesën  e shtetasit Sh.T, vjeç 66, ku është djegur bazë ushqimore për bagëtitë dhe disa ushqime. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.02.2017, rreth orës 15:00, në Kamzë, në banesë ka vdekur shtetasi F.K, vjeç 49. Nga veprimet e kryera rezultoi vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.I dhe K.N vjeç 67 e 59, banues në Valias, pasi dyshohet se në Valias, kanë pushtuar tokën e shtetases L.D, vjeç 53. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 31, banues në Durrës, pasi, ka vjedhur në një dyqan, në një qendër tregtare. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 11.02.2017, gjatë natës, në fshatin Shargë është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit N.G, vjeç 50, ku kanë marrë veshje të ndryshme, bizhuteri dhe një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.02.2017, rreth orës 15:00, në fshatin Qerret, shtetasi G.A, vjeç 34, banues në Kavajë, duke mbledhur boçe pishe, është rrëzuar nga pisha e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 11.02.2017, rreth orës 10:50, në fshatin Sinaballaj, në vendin e quajtur “Varrezat e Reja”, duke djegur disa shkurre, shtetasit N.D e S.M, vjeç 51 e 56, kanë djegur disa pemë ulliri të shtetasve Sh.I e A.I, vjeç 69 e 66. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.B, vjeç 51, banues në fshatin Okshtunë, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.H, vjeç 41, banues në fshatin Arapaj, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 6, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.E, vjeç 65, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti R.E, vjeç 74, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.02.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 12, shtetasit A.C, vjeç 27, banues në Durrës, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Opel”, dhe i kanë vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 18, banues në fshatin Perlat, pasi dyshohet se, në fshatin Rrotull, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi fugonin tip “Nissan” dhe duke transportuar 3.5 m3 lëndë drusore pa leje. Nenet 205 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Q.L, vjeç 54, banues në fshatin Kuçok, pasi dyshohet se, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Nenet 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.G, vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se,  në lagjen Nr. 11, në një dyqan ka vjedhur një celular. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.Sh e A.Ç, vjeç 33 e 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se,  në lagjen Nr.6, në një lokal, kanë goditur me grusht, shtetasit G.Ll e G.B, vjeç 32 e 28, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.E, vjeç 74, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në banesë, ka kanosur shtetasin F.L, vjeç 67. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.02.2017, ora 01:27, në Nikël, Krujë është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse artizanale, në mobilerin e shtetasit B.B. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë siguruar dhe kqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. U njoftua njësia Anti- Eksploziv për veprime më të specializuara. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.Gj, vjeç 24, pasi dyshohet se  ish bashkëshorti, shtetasi A.V, vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.02.2017, rreth orës 21:00, në Shijak, shtetasi A.K, vjeç 22, është rrëzuar nga biçikleta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.V, vjeç 32, pasi dyshohet se më datë 09 e 10.02.2017, nëpërmjet telefonit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses, S.Gj, vjeç 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.02.2017 gjatë natës, në Belsh, në një pikë e servisi shtetases M.M, vjeç 35, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur targën, e mjetit tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 30, banues në Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases A.K, 54 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K, vjeç 20, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi I.M, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit F.R e A.S, vjeç 42 e 61, banues në Berat, pasi dyshohet se, në Uznovë, me vetëgjyqësi, kanë kanosur shtetasin Q.H, vjeç 54, banues në Berat. Nenet 277 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.02.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj, vjeç 50, banues në fshatin Daullas, pasi, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit A.K e R.P, vjeç 27 e 25, banues në fshatin Zharëz, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në Zharrëz, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm dhe kanë djegur dy goma automjeti, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier- Berat. Nenet 262, 274 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.N, vjeç 53, banues në fshatin Kosovë e Vogël, pasi, në këtë fshat, nga pakujdesia ka djegur 15 ha ullishte të shtetasit L.Ç, vjeç 52. Neni 161  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 11.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z.K e A.K, vjeç 25 e 32, banues në fshatin Feras. Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Feras, në banesë, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta vëllain e tyre shtetasin L.K, 36 vjeç, banues në fshatin Feras, Divjakë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.M, vjeç 45, banues në fshatin Bejar, pasi dyshohet se, në këtë fshat, nga pakujdesia ka djegur 2. 5 dynym vresht të shtetasit Xh.M, vjeç 62. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.02.2017, gjatë natës, në fshatin Ramicë, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit R.A, vjeç 31, ku kanë marrë mallra industrial dhe ushqimor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.P, vjeç 35, banues në fshatin Pilur, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka kanosur me armë gjahu, shtetasin A.P, vjeç 33. Neni 84 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 11.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.L, vjeç 33, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.K, vjeç 56, banues në fshatin Dervician, pasi dyshohet se ka fshehur sende të luajtshme me qëllim mosekzekutimin e vendimit gjyqësor nga shërbimi përmbarimor. Neni 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 11.02.2017, në lagjen “Mustafa Matohiti”, është dëmtuar xhami i parë i mjetit tip “Benz”, të shtetasit H.K, vjeç 62, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.02.2017, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, shtetësia E.P, vjeç 17, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.Gj, vjeç 22, banues në Laç, pasi , në autostradën Fushë Milot-Thumanë, në Fushë Gjorm, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin këmbësor P.A, vjeç 68, banues në Fushë Krujë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.02.2017, shtetësia K.B, 58, banuese në Shkodër, kallëzon se rreth orës 12:20, në lagjen “Qemal Stafa”, një person me biçikletë i ka marrë çantën e dorës, ku kishte disa sende dhe portofolin me një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit N.Gj, P.Gj, V.P dhe B.Ç, vjeç 51, 48, 44 e 23, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 10.02.2017, në lagjen “Tre Heronjtë”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.B, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në supermarketin e shtetasit G.B, vjeç 32, banues në Shkodër, u kap duke vjedhur produkte ushqimore. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.L, vjeç 27, banues në Malësi e Madhe, pasi dyshohet se, në rrugën Shkodër– Koplik, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Punohet për kapjen e tij. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 11.02.2017, gjatë natës, në Fushë Arrës, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit A.P, vjeç 35, ku kanë marrë disa celularë dhe 1 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin K.Gj, vjeç 25, banues në Tropojë, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 51, banues në fshatin Kolgecaj, pasi, në lagjen “Dardania”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, rreth orës 20:43, në fshatin Shëngjergj ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit M.V, vjeç 53, ku janë djegur një sasi artikujsh ushqimor. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 11.02.2017, gjatë natës, në lagjen “Nazmi Rusht”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit S.K, vjeç 43, ku kanë marrë mallra të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 11.02.2017, shtetësia A.B, vjeç 34, banuese në Fier, kallëzon se, më datë 08.02.2017, vëllai A.P, vjeç 32, ka udhëtuar drejt Finlandës, me një linjë ajrore dhe në aeroportin e Finlandës, në valixhen e tij, ka konstatuar mungesën e disa sendeve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 11.02.2017, në P.K.K Port, u kap shtetasi në kërkim A.T, vjeç 27, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqsor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj e 27 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit I.Q e A.Q, vjeç 47 e 45, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 10.01.2017, në afërsi të P.K.K, Hani i Hotit, shtetasi I.Q, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kurse shtetasi A.Q ka nxjerrë pasaportë me të dhënat e shtetasit I.Q. Nenet 297 e 189 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.Ç, vjeç 31, banues në Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se në pasaportë, u konstatua një vulë e falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për të depërtuarin nga autoritetet greke, shtetasin E.H, vjeç 22, banues në Berat, pasi dyshohet se, në SPKM Qafë Botë, nga kufiri jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për të depërtuarin nga autoritetet greke, shtetasin T.A, vjeç 30, banues në Fier, pasi dyshohet se, në S.P.K.M Qafë Botë, nga kufiri jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 11.02.2017, u kap shtetasi në kërkim, F.Sh, vjeç 31, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 2 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...