Pukë - Shkodër Vijojnë operacionet Anti - Cannabis

Sekuestrohen 41 KG cannabis- sattiva. 11puke

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Më datë 10.02.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

* Ndue Lalaj, 49 vjeç, banues në Dom Pukë

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Dom Pukë , në afërsi të banesës së tij u konstatua 1 ambient i improvizuar, ku në brëndësi u gjetën 41 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

11puke2

11puke3

11puke4

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...