Policia e Shtetit: Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.

Policia e Shtetit: Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. (per video kliko mbi link) 09permbledhjearmet2

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 29 armë zjarri, 3609 fishekë, 52 granata, 37 ndezësa, 1 predhë kundër tank, 3 kapsolla detonatore, 1 kallëp tritol 1 kg si dhe 8 krehëra.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve, nga Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin.

Takimet zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Gjithashtu në të gjithë vendin ka vijuar trokitja derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit edhe një herë falenderon të gjithë ata banorë që po dorëzojnë armët vullnetarisht.

Në veçanti nxënësit dhe studentët që janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese si dhe pushtetin Vendor.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që cilido që mban armë pa leje, ta dorëzojë atë brenda afatit të caktuar.

09permbledhjearmet7

Arkiva

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...