Tiranë, Finalizohet me sukses Operacioni antidrogë " QELQI"

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas. (per video kliko mbi link)drejtoria-e-policise-tirane

Sekuestrohet rreth 30 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva dhe një armë pa leje tip "Shotgun ".

Më datë 11.02.2017 Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me forcat Operacionale , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit "QELQI" dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

- I. Z. 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

- F. Z. 20 vjeç, banues në Tiranë.

-G. B., 32 vjeç, banues në Tiranë.

- O. S., 24 vjeç, banues në Tiranë.

- D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit ,Yzberishtit dhe Kasharit.

Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi , ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar .

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

- 5 (pesë) thasë me forma dhe permasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

- 1 armë e llojit "SHOTGUN"

- 3 telefona celular

- 1 palë pranga

- 1 thikë

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkepunim”, të parashikuara nga Neni 283/2 dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” të parashikuara nga Nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...