Fier, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Apollonia".

Fier, Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme objektesh arkeologjike të lashtësisë. (per video kliko mbi link) fier

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Apollonia".

Vjedhin objektet e lashta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, arrestohen në flagrancë 2 prej autorëve dhe shpallen në kërkim 2 të tjerët.

Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në bazë të informacioneve të grumbulluara organizoi një pune hetimore disa mujore ku u bë i mundur realizimi i operacionit “Apollonia”.

Nga realizimi i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

T. F., 35 vjeç.
S. F., 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

-A.F, 41 vjeç.
-E.F, 53 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjeshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre.

U sekuestruan në cilësin e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë.

Gjithashtu në banesën e njërit prej prej tyre u sekuestrua një paisje dedektor për gjurmim i antikuareve.

Meterialet arkeologjike të sekuestruara do t'i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit e kulturës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 138 dhe 138/a/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...