Shkodër:Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Bitter sugar"

Arrestohen në flagrancë dy doganier dhe një shtetas: bitter sugar

1-A.O, 42 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Shkodër.

2-G.K, 42 vjeç, me detyrë Doganier Fizikin, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në lagjen “Partizani” , Shkodër.

3-A.M, 28 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në lagjen “Ahmet Haxhija” , Shkodër.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë, sepse rreth orës 18.40,  shtetasi A.O ka kaluar nëpërmjet Pika Kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, me mjetin e tij Tip “Ford", pa ju nënshtruar proçedurave doganore me: 13 thasë me sheqer, me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë, me peshë 135 kg.

Shtetasi G.K, me detyrë Doganier Fizikin, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.

Shtetasi A.M, me detyrë Përgjegjës Turni, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, të cilët kanë lejuar të kalojë me mjetin e tij, shtetasin A.O, pa ju nenshtruar proçedurave doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.O, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera", Neni 174, i Kodit Penal dhe për shtetasit G.K dhe A.M per veprën penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen veprimtarinë doganore",  "Shpërdorim i detyrës",  Nenet 175 dhe 248, të Kodit Penal.

bitter sugar2

bitter sugar3

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...