Interpol Tirana: Më datën 10.02.2017, u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, E.T. 43 vjeç, në Vlorë

Interpol Tirana: interpol vogelMë datën 10.02.2017, u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, E.T. 43 vjeç,  në Vlorë.

Shtetasi E.T. është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.13 datë 24.01.2005, ndryshuar pjesërisht me Vendimin nr.461 datë 27.12.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i lënë në fuqi me Vendimin nr.536, datë 22.07.2007, duke vendosur përfundimisht dënimin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”, parashikuar nga neni 298/3, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 09.01.2004, shtetasi në kërkim E.T. së bashku me shtetasit A RR., A.A, V. R, A. B dhe H. T,  në afërsi të Gadishullit të Karaburunit,  kanë organizuar trafikimin drejt Italisë, të disa shtetasve shqiptarë (63 persona). Këto shtetas kishin paguar nga  1500 Euro për person, shtetasve të lartpërmendur,  për të shkuar në Itali në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa gomonia ka dalë në ujrat territorialë të Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Italisë,  ajo është përmbytur duke shkaktuar vdekjen e 21 shtetasve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...