Finalizohet me sukses operacioni "Patriot".

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni "Patriot".(per video kliko mbi link) 14patriot

Zbardhen dy grabitjet e ndodhura në aksin Tiranë - Rinas, ndodhur më datë 3 Dhjetor 2015 dhe 9 Shkurt 2017, ku u vodhën vlerat monetare pas sulmit me armë ndaj eskortave "Rogat Security" dhe "Jaguar".

4 persona në pranga, 2 në kërkim.

Sekuestrohen vlera të konsiderueshme monetare në Paund, Dollarë, Euro dhe Lekë.

Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan, dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.

2 grabitjet ndodhën në:

3 dhjetor 2015, ku u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare "Rogat Security", në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.

9 shkurt 2017, ku u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare "Jaguar", në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit Epoka.
Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej implikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:

• Fation Xhyliu , 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në SHPSF “Rogat”

• Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

• Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit.

• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale A.M dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).

Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes së ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë pranë stacionit të trenit.

Operacioni policor po vazhdon…

14patriot2

14patriot3

14patriot4

14patriot5

14patriot6

14patriot7

14patriot8

14patriot9

14patriot10

14patriot11

14patriot12

14patriot14

14patriot15

14patriot16

14patriot17

14patriot18

14patriot19

14patriot20

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...