Tiranë, Finalizohet operacioni policor "Kolaudimi"

Tiranë, Finalizohet operacioni policor "Kolaudimi"drejtoria-e-policise-tirane

Vihen nën pranga 6 shtetas .

Sekuestrohen  1 automjet "Mercedez Benz"  si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.

Sot më datë 14.02.2017, në orën 15:30, Seksioni i Korrupsionit në kuadër të operacionit " Kolaudimi " në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, pas një punë disa mujore është finalizuar procedimin penal i  2016 ,ku janë ndaluar shtetasit:

1.        B.RR., 47 vjeç,  banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.

2.        A.B., vjeç 45, banues në njesia Administrative Prezë, Bashkia Vorë.

3.        A.S., 42 vjeç  banues në Tiranë.

4.        F.RR., 31 vjeç,  banues në Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.

5.        A.B., 26 vjeç lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, Njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë.

6.        E.B., 26 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, Njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë.

Arrestimi i këtytre shtetasve u bë për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal,
 
Pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se  kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varionin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë, Tiranë.
 
Nga ana jonë u sekuestruan në cilësinë e provës 1 automjet, konkretisht automjeti "Mercedez Benz"  si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.
 
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ushtrimit i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...