Policia e Shtetit. Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake 16.02.2017

Policia e Shtetit: 16armetVijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.(per video kliko mbi link)

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 30 armë zjarri, 14.248 fishekë, 6 granata, 8 predha si dhe 13 krehëra.

Konkretisht në qarqet

Qarku Tiranë
Janë dorëzuar 2 armë zjarri si dhe 50 fishekë.

Qarku Durrës
Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Durrës, Krujë dhe Shijak 6 armë zjarri, 773 fishekë, 3 granata si dhe 7 krehëra.

Qarku Elbasan
Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Peqin, Gramsh dhe Librazhd 3 armë zjarri, 1 krehër si dhe 10 870 fishekë.

Qarku Korçë
Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec dhe Ersekë 7 armë zjarri, 690 fishekë si dhe 4 krehëra.

Qarku Berat
Janë dorëzuar ne Komisariatet e Policisë Berat, Ura Vajgurore dhe Skrapar 4 armë zjarri dhe 1750 fishekë.

Qarku Shkodër
Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Pukë dhe Malësi e Madhe 4 armë zjarri, 1 krehër dhe 15 fishekë.

Qarku Kukës
Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Tropojë 1 armë zjarri, 3 granata, 8 predha si dhe 100 fishekë.

Qarku Dibër
Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Mat 3 armë zjarri.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

16armet3

16armet5

16armet6

16armet9

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...