OSBE vlerësime për Policinë, për zbardhjen e grabitjeve të vlerave monetare.


OSBE 1

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, ka pritur në një takim pune Ambasadorin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Z. Bernd Borchardt me qëllim diskutimin e çështjeve të rëndësishme në punën e Policisë së Shtetit dhe kontributin thelbësor të prezencës së OSBE-së në këtë aspekt.

Në fillim të këtij takimi Ambasador i OSBE-së ka përgëzuar Drejtorin e Policisë së Shtetit për suksesin e operacionit “Patriot”, për zbardhjen dhe kapjen e grabitësve të vlerave monetare në rrugën e Rinasit: “Ju përgëzoj për kapjen e grabitësve, ishte goxha sukses”.

Nga ana e tij Z.Çako ka vlerësuar si shumë të rëndësishme mbështetjen që OSBE ka dhënë dhe po i jep Policisë së Shtetit.
“Ne e konsiderojmë prezencën e OSBE-së si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe më kryesor. Jam shumë i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen “.

Më tej Çako, ka bërë një ekspoze të punës së Policisë ku ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur në luftë ndaj krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, radikalizmit dhe terrorizmit.

“ Një falenderim edhe për kontributin e dhënë në lidhje me një nga risitë ose modelet e reja që ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e sigurisë së qytetarëve por pse jo dhe të sigurisë kombëtare për krijimin e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike, modeli i Elbasanit.

Ne para pak ditësh së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Z. Saimir Tahiri ishim prezentë në një nga këto mbledhje ne Elbasan dhe ishte vërtet jo vetëm interesante por edhe shumë impresionuese”.

Ambasadori i OSBE-së Z.Bernd Borchardt është shprehur se misioni i prezencës së OSBE-së në Shqipëri do vazhdojë të mbështesë Policinë e Shtetit.

“Unë iu garantoj që prezenca e OSBE-së në Shqipëri do vazhdojë të mbështesë Policinë Shqiptare në fushën e Sigurisë në dy fusha kryesisht: e para në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës dhe e dyta në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu Këshillat Lokalë të Sigurisë janë një qasje shumë pozitive dhe jemi të gatshëm për t’i ngritur dhe në qytete të tjera.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth çështjeve të Sigurisë në lidhje me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, si dhe mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve të financuara nga OSBE në ndihmë të Policisë së Shtetit.

OSBE 1

OSBE 2

OSBE 3

OSBE 4

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...