Fier, Godet disa herë me thikë një shtetas, policia e Fierit zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Fier, Godet disa herë me thikë një shtetas, policia e Fierit zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. 17fier

Më datën 16.02.2017 njoftohemi se në lagjen “Mbrostar Ferko”, është  goditur disa herë me thikë në trup shtetasi E.B, 35 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier.

Menjëherë pas marjes së informacionit u organizuan shërbimet e policisë Fier dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

-A.F, 23 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko” Fier.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori goditi shtetasin me iniciale E.B.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 76, 22 e 279 të Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...