POGRADEC, Goditet një rast i mitdhënies.

POGRADEC, Goditet një rast i mitdhënies. 17pogradec1

Arrestohet në flagrancë nga Policia një shtetas i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

O.M. 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Më datë 16.02.2017, ky shtetas u kap në aksin nacional Pogradec - Qafë Thanë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”. Për t`iu shmangur arrestimit të tij, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore, duke i ofruar një kartëmonedhë prej 2.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.

17pogradec2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...