Kurbin-Mega operacioni i koduar "Godull 2019", për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kurbin-Mega operacioni i koduar "Godull 2019", për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.999ef3ba-e849-44a7-89ab-4cfd1fc22952

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.

Sekuestrohen armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë. 5 persona në pranga dhe 2 në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar "Godull 2019".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras
- K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë
- K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras
- Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë
- V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin
Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa
- 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë
- 2 armë zjarri "pistoleta"
- 1 armë zjarri automatik
- 1 armë gjahu "shotgun"
- 680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit"

53f15c4f-bf3a-48af-a08f-bca32d93f5ef

7da440f7-f9de-468c-baf9-2229886f13c3

fa455677-ac0c-40d2-b162-c868fd6727c5

be2eb3a4-c9fe-4f78-ad9e-62d763b3c6a1

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30