Policia e Shtetit shpall një pozicion të lirë për funksionin Koordinator.

Drejtoria e Policisë së Shtetit bën shpalljen e aplikimeve për pranim në funksionin e veçantë “Specialist, Koordinator me SHISH, në Drejtorinë e Antiterrorit, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit”.

Aplikimet fillojnë më datë 04.08.2016 dhe përfundojnë më 08.08.2016.

Kriteret e pranimit në funksionin “Specialist, koordinator me SHISH”

a. Të jetë shtetas shqiptar;

b. Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil;

c. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

ç. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

d. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës:

dh. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

e. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse;

ë. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;

f. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

 

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

a. Formularin e aplikimit;

b. Fotokopje të kartës së identitetit;

c. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

ç. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

d. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;

dh. Certifikatë familjare;

e. Vërtetim nga gjykata;

ë. Vërtetim nga prokuroria;

f. Raport mjeko – ligjor;

g. Fotokopje e librezës së punës;

gj. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

 

Specialisti kryen detyrat specifike:

a. Asiston Drejtorin e Antiterrorit në këshillimin për çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin dhe goditjen e të gjitha veprave penale objekt i punës së Akteve Terroriste.

b. Është përfaqësues, Specialist dhe koordinator i Drejtorisë së Antiteterrorit pranë Shërbimit Informativ Shtetëror.

c. Kryen çdo detyre operacionale, policore e hetimore duke koordinuar me SHISH me qëllim shmangien e kryerjes së të njëjtit operacion lidhur me Antiterrorizimin nga të dy strukturat.

ç. Në bashkëpunim me agjenci të tjera zbatimit të ligjit, studion tendencat ndërkombëtare të zhvillimit të terrorizmit dhe në ketë kuadër merr e propozon masa të nevojshme për parandalimin e veprimtarisë terroriste në vend.

d. Mbledh, analizon, vlerëson dhe përdor faktet dhe provat e grumbulluara gjatë fazave të gjurmimit dhe hetimit të krimeve e veprave penale, me qëllim organizimin e punës së strukturave të Drejtorisë së Antiterrorit sipas drejtimeve që mbulojnë dhe objektit të punës sipas ndarjes së veprave penale.

dh. Merr masa organizative, dhe punë teknike për realizimin dhe aplikimin e masave policore, shkencore dhe procedurale për parandalimin, dokumentimin e goditjen e akteve terroriste, vrasjeve për shkak te cilësive te veçanta, për goditjen organizatave kriminale, si dhe financuesve të tyre, apo të veprave të tjera penale sipas drejtimit që mbulon.

e. Kryen çdo detyre tjetër te ngarkuar nga akte ligjore, nënligjore, rregullore dhe dokumente të tjera.

 

Fazat e konkurrimit janë si më poshtë:

1. Jetëshkrimi i aplikantit

2. Testi me shkrim

3. Intervista me gojë

Testi me shkrim do të zhvillohet më 12.08.2016, ora 10.00, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në adresën e email:

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5