Policia e Shtetit shpall pozicion të lirë në funksionin “Specialist kriminalist, në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike dhe audio-video, në Institutin e Policisë Shkencore".


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën shpalljen e aplikimeve për pranim në funksionin e veçantë "Specialist, kriminalist, në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike dhe audio-video, në Institutin e Policisë Shkencore", në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


Aplikimet fillojnë më datë 30.10.2018 dhe përfundojnë më 02.11.2018.

Kriteret e pranimit në funksionin "Specialist, kriminalist":

a. Të jetë shtetas shqiptar;

b. Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil;

c. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

ç. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

d. Të ketë përfunduar arsimin e lartë Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike, Informatike, IT;

dh. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

e. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse;

ë. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;

f. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.


Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

a. Formularin e aplikimit;

b. Fotokopje të kartës së identitetit;

c. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

ç. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

d. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;

dh. Certifikatë familjare;

e. Vërtetim nga gjykata;

ë. Vërtetim nga prokuroria;

f. Raport mjeko – ligjor;

g. Fotokopje e librezës së punës;

gj. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Specialisti, kriminalist kryen detyrat specifike:

a. Kryen ekspertime kompjuterike të karakterit të përgjithshëm por me fokus kryesor në ekspertimet e databazave, serverave fizik dhe virtual, rrjeteve dhe mjediseve e makinave virtuale, malware e ndërhyrje në sisteme kompjuterike. 

b. Merr pjesë në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe në veprimet e rëndësishme kriminalistike ku përfshihen prova digjitale, kur kërkohet ndihmë nga strukturat e policisë gjyqësore, prokurorisë apo laboratorët rajonal të Policisë Shkencore.

c. Asiston Shefin e Sektorit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ekspertimet kompjuterike.

d. Kryen detyra administrative dhe teknike në të gjitha aspektet e veprimtarisë së ekspertimit kompjuterik.

e. Identifikon nevojat për përmirësimin dhe përditësimin e metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike dhe kurrikulës së trajnimit të ekspertëve kriminalist dhe policisë gjyqësore në fushën e provave digjitale. 

f. Kryen në mënyrë aktive studime dhe hulumtime kriminalistike, në lidhje me çështjet e ekspertimit kompjuterik, zbatimit të metodikave dhe rishikimit e përmirësimit të vazhdueshëm të tyre.

g. Ndjek në mënyrë periodike trajnime të vazhdueshme për mbajtjen korente të njohurive të tij me zhvillimet teknologjike dhe metodat e reja ekzaminuese si dhe merr masa për njohjen me çdo material si udhëzues, manuale, botime, etj., të ofruara nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike. 

h. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprori i tij, sipas akteve ligjore dhe nënligjore.

i. Paraqitet në Gjykatë për interpretim konkluzionesh.

Fazat e konkurrimit janë si më poshtë:

1. Jetëshkrimi i aplikantit (përfshin vlerësimin e arsimit dhe trajnimeve, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm - vlerësohet me 10 pikë)

2. Testi me shkrim (përfshin kontrollin e njohurive të aplikantit - vlerësohet me 60 pikë)

3. Intervista me gojë (përfshin vlerësimin e njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale, si dhe motivimin personal - vlerësohet me 30 pikë).


Aplikanti që nuk arrin të marrë të paktën 40 pikë në testin me shkrim, nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit.

Testi me shkrim do të zhvillohet më datë 09.11.2018, ora 10:00, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në adresën e e-mail: 

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5