Mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet e ndodhura në vëndin tonë 24 orët e fundit 30.11.2014

logore 1Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës
Seksioni për narkotikët
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.L, vjeç 23, banues në rrugën e “Qelqit”,  pasi rreth orës 19.05, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, te parku “Rinia”, u kap me 1.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 283 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Hyseni, vjeç 24, banues në Tepelenë, pasi rreth orës 19.05, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, te parku “Rinia”, u kap me 0.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 283 i Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj jetës
1.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bashkim Hoxha, vjeç 61, banues në rrugën e “Dibrës”, pasi rreth orës 19.00, ka dërguar 8 SMS me përmbajtie fyese e kërcënuese, për shtetasin me iniciale E.R. Me cilësinë e provës materiale u bllokua telefoni celular. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Barjam Hysi, vjeç 52, banues në rrugën “Sadik Petrela”, i pajisur me leje drejtimi, pasi rreth orës 19.00, në rrugën Mullet–Ibë, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, është përplasur me mjetet tip “Ford” e “Benz”, me drejtues shtetasit G.M e A.I, vjeç 36 e 52, banues në Tiranë e Elbasan, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët E.SH, K.A e shtetasja e mitur M.M, vjeç 23, 42 e 5, të cilët pas ndihmës mjekësore në QSU, ndodhen  jashtë rrezikut për jetën. Neni  290 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, ora 19.25, në rrugën “Dritan Hoxha”, përballë karburant “Elda”, një mjet veturë i dyshuar me targë AA 400 .., i larguar nga vendngjarja, ka aksidentuar këmbësoren F.T, vjeç 58, banues në Kamzë, e cila ndodhet në QSU Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
3.    Më datë 30.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V.SH, vjeç 22, banues në rrugën “ Gjon Buzuku“, i pajisur me leje drejtimi grupi “B”, pasi rreth orës 03.00, në Unazën Re, te rruga “Merdar Shtylla”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”,  ka dalë nga rruga e për pasoje janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët R.SH, E.Ç, V.L e L.L, vjeç 30, 26, 26 e 24, të cilët pas ndihmës mjekësore në Qendrën e Traumës, u larguan në banesë pa probleme për jetën. Neni  290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1
1.    Më datë 29.11.2014, ora 07.30, është dërguar në morgun e IML, i vdekur shtetasi GJ.K, vjeç 40, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2.     Më datën 29.11.2014, ora 12.00, në rrugën “Sali Nivica”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit B.SH, vjeç 47, ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit J.P, N.B, E.V e I.V vjeç 17, 17, 15 e 17, banues në Pogradec, pasi rreth orës 10.00, në disa nga dyqanet e nje qendre tregtare ne qytetin e Tiranes, kanë vjedhur disa rroba sportive me vlerën 10.000 lekë. Nenet 134 e 25  të Kodit Penal.
4.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit B.SH, vjeç 57, banues në rrugën “Binak Alia”, pasi rreth orës 10.00, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
5.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit R.B, vjeç 60, banues në rrugën “Binak Alia”, pasi rreth orës 10.30, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
6.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit B.SH, vjeç 59, banues në rrugën “Binak Alia”, pasi rreth orës 10.00, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike në banesë.  Neni 137 i Kodit Penal.
7.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.V, vjeç 72, banues në rrugën “Binak Alia”, pasi rreth orës 10.00, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.F, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi rreth orës 08.30, te kryqëzimi i ish “21 Dhjetori”, për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin N.M, vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen I.B, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 04.30, në rrugën “Donika Kastrioti”, u kap me 1.1 gr.  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

3.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bledar  Pashkaj dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, vjeç 29 e 27, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në mjetin tip “Benz” , pasi kanë thyer xhamin i kanë vjedhur celularin shtetasit F.D, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
4.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.Q, vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
5.    Në vijim të komunikatës datë 21.11.2014, që bën fjalë për vjedhjen e energjisë elektrike, në një biznes në rrugën “Sami Frashëri”; më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin GJ.B, 77 vjec, banues në Shkodër. Neni 137/2 i Kodit Penal.
6.    Në vijim të komunikatës datë 26.11.2014, që bën fjalë për vjedhjen e një celulari “Ipad” shtetases XH.T;  më datë 29.11.2014, ora 23.45, u ndalua shtetasi në kërkim Fatbardh Byberi, vjeç 25, banues në Kodër Kamzë, i dënuar disa herë për vjedhje. Neni 134 i Kodit Penal.
7.    Më datë 30.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sandër Shkëmbi, vjeç 22, banues në rrugën “Jordan Misja”, pasi rreth orës 00.05, në rrugën  “Medar Shtylla”, i ka vjedhur celularin shtetases A.T, vjeç 21, banuese në bulevardin “Bajram Curri”. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.M, vjeç 26, banues Kamzë,  pasi rreth orës 09.50, në rrugën “Myslym Shyri“, ka tentuar të vjedhë një biçikletë, që u bllokua me cilësinë e provës materiale. Punohet për gjetjen e pronarit të biçikletës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ardian Shehi, vjeç 44, banues në Vaqar, pasi rreth orës 09.00, në ambientet e Komisariati, për shkak të detyrës ka kundërshtuar e goditur punonjësit e  policisë së rendit publik. Nenet 237 e 242 të Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sazan Mustafaj, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi rreth orës 12.00, në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
4.    Më datë 29.11.2014, në sheshin “Rilindja”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune shtetasi E. L., vjeç 41, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se është vdekje natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
5.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.K, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 13.00, në rrugën “Jordan Misja”, ka fyer shtetasen N.N, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 119 i Kodit Penal.
6.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit S.G, vjeç 36, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, në  një  hotel  ka punësuar e nuk ka paguar shtetasin E.Q, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
7.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.XH e J.T,  vjeç 26 e 29, banues në Tiranë, pasi rreth orës 07.00, në bulevardin “Zogu i parë”, për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin A.T, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
8.    Më datë 29.11.2014, gjatë natës, në Laprakë në rrugën “Tedor Aipen”, është vjedhur 7 ml. kabulli elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
9.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.L,  vjeç 14,  banues në rrugën  “Pandi Dardha”, pasi në rrugën  “Pandi Dardha” , ka vjedhur banesën e xhaxhait që ndodhet në Greqi, ku ka marrë 1 kalorifer, 1 rezistencë ngrohëse e 1 fshesë korenti, për të cilën ka bërë kallëzim babait M.L, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni  134 i Kodit Penal.

10.    Më datë 30.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S.G, vjeç 26, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet se ka mashtruar duke qëndruar disa ditë në hotel pa paguar, menaxherin e hotelit E.Q, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
11.    Më datë 30.11.2014, ora 03.00, në rrugën e “Shkodrës”, është vjedhur banesa e shtetases E.I vjeç 28, ku kanë marrë 1 televizor e 1 Laptop. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.  Neni 134/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
1.    Më datë 29.11.2014, ora 12.40, në autobusin e Unazës,  në rrugën “Bardhyl“, shtetases A.B, vjeç 35, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur portofolin e disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, gjatë natës, në rrugën “Aleksandër Mojsiu“, para banesës, shtetasit E.SH, vjeç 37, në mjetin tip “Ford”, i kanë vjedhur dokumentet personale italiane. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal..
Komisariati i Policisë Nr. 5
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.S, vjeç 27, banues në Burrel, pasi për shkak të detyrës, nuk i është bindur e ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik. Nenet 236 e 242 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasen E.V, vjeç 15, banuese në Pogradec, pasi rreth orës 11.30, në nje qender tregtare, u kap duke vjedhur një palë pantallona me vlerë 1.900 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet per kapjen e shtetasit V.M, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se i ka vjedhur mjetin tip “Benz”, shtetasit S.M, vjeç 37. Neni 134 i Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.R, vjeç 26, banues Yzberisht, pasi rreth orës 19.00, në rrugën ”Tre Dëshmorët”, në lokalin e tij, u kap duke organizuar lojëra fati, pa leje. Me cilësinë e provës materiale u  bllokua 1 tavolinë pokeri me çipsat përkatëse. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
4.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.D, vjeç 53, banues në Rrogozhinë, pasi rreth orës 18.00, në lagjen Nr.2 Rrogozhinë, ka dëmtuar me një mjet prerës, një shtylle betoni e rrjetit elektrik. Neni 156 i Kodit Penal


Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1.    Më datë 29.11.2014, ora 20.00, u ndaluan shtetasit K. Çota, S.Nezha dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi F.A, vjeç 52, 61 e 55, banues në fshatin Togëz, Librazhd e Gizavesh, me profesion elektricist pranë OSHEE-s, pasi më datë 27.11.2014, në Librazhd, nuk i kanë ndërprerë energjinë elektrike një subjekti privat. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH.Q, vjeç 61, banues në fshatin Polis, pasi rreth orës 12.00, në këtë fshat, ka qëlluar në ajër me armë gjahu, me leje në emër të shtetasit M.M, vjeç 80, banues në këtë fshat. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut . Neni 280 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin
1.    Në vijim të komunikatës Nr. 333, që bën fjalë për djegien e mjeteve tip “Benz” e “Fiat”, të shtetasve  E.K e M.LL, në lagjen “Teqe”; më datë 29.11.2014, nga veprimet e kryera rezulton se ngjarja është aksidentale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
2.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH.H, vjeç 64, banues në fshatin Përparim, pasi rreth orës 14.00, në  fshatin Përparim, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.Ç, vjeç 70, banues në Elbasan,  pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një objekti, në pronësi të shtetasit K.B, vjeç 68, banues në Elbasan. Neni 186 i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës

1.    Më datë 30.11.2014, ora 04.11, në lagjen “Isa Buletini”, persona të armatosur e me maska, pasi kanë helmuar qentë dhe kanë qëlluar me automatik, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit D.B, vjeç 52. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Vlorë
1.    Më datë 29.11.2014, ora 07.40, në lagjen “29 Nëntori”, është hedhur nga kati i 7 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi E.H, vjeç 29. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
2.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.M, vjeç, 66, banues në Vlorë, pasi rreth orës 10.30, në lagjen “24 Maj”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin E.M, vjeç 38, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Shametaj, vjeç 33, banues në lagjen “15 Tetori”, pasi rreth orës 19.40, në rrugën “Kali Trojës“ - Sheshi i Flamurit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin Golf. Neni 291 i Kodit Penal.
4.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.D, vjeç 37, banues në Kudhës- Himarë, pasi rreth orës 13.00, në fshatin Kudhës, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasit M.GJ, F.L e D.C, vjeç 52, 20 e 32, banues në Borsh Sarandë, Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
1.    Më datë 29.11.2014, gjatë natës, në lagjen nr. 4, në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit F.T, vjeç 25, kanë vjedhur një motosharrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit.
Komisariati i Policisë Durrës
1.    Më datë 29.11.2014, gjatë natës në fshatin Rrashbull, është vjedhur me thyerje dyqani në pronësi të shtetasit M.Ç, vjeç 45, banues në fshatin Rrashbull, ku kanë marrë mallra ushqimore me vlerë 15.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, shtetasi E.D, vjeç 21, banues në lagjen N.14, ka bërë kallëzim se më datë 27.11.2014, ora 23.00, në lagjen Nr.1, te “Vila e Zogut”, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur 8.000 lekë e një celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.R, vjeç 34, banues në lagjen Nr.4, pasi  rreth orës 11.15, shtetasi E.U, vjeç 21, banues në lagjen N.15, ka bërë kallëzim se më datë 28.11.2014, ora 11.00, në lagjen Nr.8, është goditur me grusht nga shtetasi V.R. Neni 90 i Kodit Penal.
4.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin E.A, vjeç 18, banues në lagjen Nr.13, pasi rreth orës 20.30, në lagjen Nr.1, ka goditur me grusht shtetasin D.B, vjeç 18, banues në lagjen N.17. Neni 90 i Kodit Penal.
5.    Më datë 30.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Juba, vjeç 46, banues në lagjen Nr.16, pasi më datë 29.11.2014, ora 19.30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës I.J, vjeç 80, banuese në lagjen Nr.16,. Neni 130/a i Kodit Penal.
6.    Më datë 29.11.2014, ora 14.00, shtetasi P.I, vjeç 53, banues në lagjen Nr.15, ka bërë kallëzim se rreth orës 10.00, në lagjen Nr.18, i kanë vjedhur biçikletën, e cila u gjet në lagjen Nr.15, në servisin e biçikletave të shtetasit P.P, vjeç 56, banues në këtë lagje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
7.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin V.F, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi rreth orës 14.30, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, pranë fshatit Koxhas, duke drejtuar mjetin tip “Dacia”, ka dalë nga rruga e për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital në reanimacionin dhe pasagjerët I.M.Ç e SH.Ç, vjeç 56 e 58, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
8.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin A.M, vjeç 31, banues në Sukth, pasi rreth orës 14.30, në aksin rrugor Durrës-Maminas, te mbikalimi i Sukthit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësin e policisë  rrugore. Neni 236 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
1.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L, vjeç 35, banues në  Fushë-Krujë, pasi rreth orës 19.00 dhe më datë 28.11.2014, në Fushë-Krujë në oborrin e banesës, ka ngacmuar seksualisht shtetasen M.T, vjeç 23,. Neni 108/a i Kodit Penal.
Seksioni për krimet e rënda
1.    Më datë 29.11.2014, gjatë natës, në fshatin Arameras, është vendosur një sasi lënde plasëse në dy këmbët e shtyllës së tensionit të lartë, e cila nuk ka plasur. Në vendngjarje është konstatuar se lënda eksplozive është vendosur në dy pjesë e mbështjellë me natriban, me dy fije kabulli, dy kapsolla elektro donator dhe një rrjetë teli. Punohet për dokumentimin e
plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. Nenet 230 e 22 të Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korcës.
Komisariati i Policisë Korçë
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.A, vjeç 63, banues në Korçë pasi rreth orës 15.00, në lagjen Nr.9, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen E.B, vjeç 55, banuese në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.L, vjeç 34, banues në fshatin Poloskë, pasi rreth orës 14.30, në Bilisht, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë te qarkullimit rrugor, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit. Neni 242 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.M, vjeç 47, banues në Zëmblak, Korçë, i pajisur me leje drejtimi , pasi rreth orës 09.35, në fshatin Cangonj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin XH.D, vjeç 75, banues në Cangonj, i cili pas ndihmës mjekësore në spitalin e Bilishtit, u largua në banesë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
1.    Më datë 29.11.2014, gjatë natës, në lagjen nr. 5, është vjedhur me thyerje dyqani i nje kompanie telefonike, ku kanë marrë 7 telefona të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit.
Komisariati i Policisë Fier
1.    Më datë 29.11.2014, gjatë natës, në fshatin Zharrës, para banesës, shtetasit H.S, vjeç 39,i kanë dëmtuar mjetin tip “Ford”, pa targë, duke e hedhur në një kanal. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i  Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, u ndalua shtetasi Dashnor Lika, vjeç 52, banues në Fier, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi rreth orës 11.00, është larguar nga banesa. Neni 323/1 i Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Arqile Moçi, vjeç 57, banues në lagjen “1 Maj”, pasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
4.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.C, vjeç 47, banues në Fier, i pa pajisur me leje drejtimi, pasi rreth orës 20.00, në rrugën Lushnjë-Fier,  në fshatin Vajkan, duke drejtuar motoçikletën tip “Yamaha”, pa targë, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spitalin rajonal. Neni 291 i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës.
Komisariati i Policisë Lezhë
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.GJ, vjeç 40, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, pasi rreth orës 07.30, në fshatin Tale, në kanalin e Hidrovorit, u kap duke bërë peshkim të paligjshëm. Neni 204/1 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 24, banues në fshatin Kçirë, Pukë, pasi rreth orës 17.30, në superstradë, në fshatin Balldre, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”. Neni 291 i Kodit Penal.
3.    Më datë 29.11.2014, ora 11.00, në fshatin Tale, pranë banesës, shtetasit N.M, vjeç 61, i kanë vjedhur një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
1.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Marku, vjeç 42, banues në Milot, pasi rreth orës 14.00, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes R.M, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, ora 16.00, në Mamurras, në fushë, pas përfundimit të ndeshjes futbollit ndërmjet ekipeve “Adriatiku” Mamurras e “Tërbuni” Pukë, futbollisti i ekipit “Adriatiku”,  E.L, vjeç 22, banues në Tiranë, ka goditur me shuplakë futbollistin e ekipit “Tërbuni” S.L, vjeç 25, banues në Shkodër, . Materialet i kaluan Prokurorisë Kurbin, për vlerësim.
3.    Më datë 29.11.2014, në nje fshat te komunes se Milotot, në banesë, është vetëhelmuar shtetasja A.GJ, vjeç 28, e cila u dërgua në QSUT “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës.
Komisariati i Policisë Shkodër
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.P, vjeç 50, banues në fshatin  Gomsiqe, pasi në fshatin Pulaj, ka pushtuar një tokë sipërfaqe 700 m² tokë, në pronësi të shtetases Q.B, banuese në fshatin Sektor. Neni 200 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Shkodër
2.    Më datë 29.11.2014, ora 09.00, në PKK Han i Hotit, në dalje, u kap shtetasi në kërkim Lekë Boka, vjeç 42, banues në Fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, pasi më datë 23.11.2014, në Tiranë, ka vjedhur energjinë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.Veprimet do t’i kryej DPQ Tiranë.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit.
Komisariati i Policisë Tropojë
1.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit I.H, vjeç 19, banues në  fshatin Bujan, pasi para 3 ditësh, në lagjen “Dardania”, i ka vjedhur celularin shtetasit B.I, vjeç 22, banues në “Bajram Curri”. Neni 134 i Kodit Penal.
2.    Më datë 29.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.H,  vjeç 67, banues në fshatin Dojan, pasi në banesë, nga punonjësit OSHEE-s, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.  Neni 137/1 i Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Dibrës.
Komisariati i Policisë Mat
1.    Më datë 29.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Andi Neli, vjeç 26,  banues në Komsi, pasi rreth orës 17.30, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar ndërhyrje e paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
2.    Më datë  29.11.2014, shtetasi SH.H, vjeç 61, banues në Klos, ka bërë kallëzim se rreth orës 16.00, i është larguar nga banesa vajza E.H, vjeç 27, banuese në Klos. Punohet për gjetjen e saj. Materialet t kaluan Prokurorisë.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Gjirokastër
1.    Më datë 28.11.2014, ora 21.30, në Gjirokastër, në një hotel, nga shërbimet e policisë së rendit publik, janë kapur 4 shtetas të huaj  të cilët kanë kaluar kufirin më datë 24.11.2014, ora 04.00, poshtë doganës në Kakavijë, të cilët më datë 29.11.2014, u proceduan me largim vullnetar.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2