Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Kakavije - Vijon operacioni FRONTEX

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale "Trafikim i mjeteve motorike" dhe "Kalim i paligjshëm i kufirit".frontex

Në kuadër të operacionit FRONTEX, ku ka për qëllimi monitorimin e kufirit dhe parandalimin e trafikimeve të paligjshme, nga patrullat e përbashkëta me FRONTEX, në vendin e quajtur "Mulliri", në afërsi të vijës së gjelbër kufitare me Greqinë, u kap shtetasi D.R., duke transportuar një motorçikletë.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se motoçikleta ishte vjedhur në shtetin Grek.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve në D.V.P. Gjirokastër bënë arrestimin e shtetasit : D.R., 52 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4