Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 16 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Korçë - Procedohen penalisht 3 shtetas për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Prishja e qetësisë publike". Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur "Kthesa e Cangonjit", filloi procedimin penal ndaj shtetasve M.H, 34 vjeç, S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë. Procedimi ndaj tyre filloi pasi në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit, këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar në flagrancë, 6 janë ndaluar dhe 50 po procedohen në gjendje të lirë.01drejtoria new

Janë ndalur 6 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë të dënuar për veprën penale “Përndjekja”; 2 në Elbasan të dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim “; 1 në Durrës i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Librazhd i dënuar për vëprën penale “Dhuna në familje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në qarkun Vlorë, me 2 autor të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 rast në qarkun Tiranë, 1 rast në qarkun Fier dhe 1 rast në qarkun Vlorë ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 2 në Korçë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast për “Plagosje e rëndë me dashje” në qarkun Dibër ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë ku autorët janë arrestuar; 1 në Berat ku autori po procedohet në gjendje të lire, si edhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 4 në qarkun Shkodër, 2 në Tiranë dhe 1 në Fier, për të cilat po punohet për idëntfikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë ku po punohet për kapjen e autorit, 1 në Vlorë dhe 1 në Korçë ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, 3 në Berat dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 2 prej autorëve po procedohen në gjendje të lire dhe 1 është ndaluar.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 5 viktima dhe 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Tiranë , 1 në Dibër dhe 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Fier.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4