Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Durrës: Policia Rrugore godet një rast të mitëdhënies.


pol rrugore durresPolicia Rrugore e Durrësit godet një rast të mitëdhënies.
 
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi V.B., 22 vjeç, banues në Pejë, Kosovë,  i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.
 
Ky shtetas në aksin rrugor Durrës-Plepa, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin dhe 30 euro, me qëllim shmangien e masës administrative.
 
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1