Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Port - Durrës: Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.

Port - Durrës port durres
 
Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.
 
Sekustrohen fishekë luftarakë.
 
Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për  rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.
 
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
 
•  A.F., 30 vjeç, banues në Fier;
• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;
 
Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës - Bari,  në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
 
•  një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm. 
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshëm për veprën penale"Trafikimi i armëve dhe i municionit "në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1