Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Korçë: Tregëtonte mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat të paregjistruar në organet tatimore, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

Korçëpije alkoolike
 
Tregëtonte mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat të paregjistruar në organet tatimore, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.
 
Në kuadër e zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: 
 
• B.M, 64 vjeç, banues në Korçë.
 
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në ambjentet e lokalit në pronësi të tij në lagjen nr.8 në Korçë, për të cilin ky shtetas nuk posedonte dokument tatimor, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 
 
-Një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë. 
 
- Një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara. 
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", ''Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale'' , ''Organizimi i lotarive të pa lejuara'' dhe ''Ushtrimi i aktivitetit tregëtar të pa regjistruar në organet tatimore''.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1