Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Sekuestrohet në segmentin rrugor Tiranë - Rrogozhinë sasia prej 100 kg lëndë narkotike cannabis arrestohen 3 shtetas dhe një tjetër shpallet kërkim

Sekuestrohet në segmentin rrugor Tiranë - Rrogozhinë sasia prej 100 kg lëndë narkotike cannabis arrestohen 3 shtetas dhe një tjetër shpallet kërkim

 

Mbrëmë, Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në një operacion të sukeseshëm, realizuan sekuestrimin e sasisë prej 100 kg cannabis sattiva në segmentin rrugor Tiranë – Rrogozhinë,si dhe arrestimin e 3 shtetasve, posedues të saj.

Krahas sa më lartë u arrestuan në flagrancë :

1.Leonard Vasil Rraci, 34 vjec, lindur dhe banues në Përmet, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,

2.Ervin Sofokli Xhavara, 28 vjec, banues në Përmet,

3.Agim Hiqmet Hodo, 28 vjec, banues në Përmet.

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive kriminale në zona të ndryshme të Qarkut të Tiranës, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar në Tiranë e Kavajë, bënë të mundur kapjen eshtetasve të sipër cituar, të cilët u kapën në flagrancë gjatë trasportimit të sasisë prej 100 kg lëndë narkotike, e cila ishte e paketuar dhe e fshehur në automjetet tip Hundai me targa greke si dhe Benz.

Në momentin e ndalimit nga policia e cila ishte e planizuar më shërbim pikë kontrolli, pas informaciove të marra, po udhëtonin në këto mjet shtetasit Leonard Rraci dhe Ervin Xhavara, ku gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e automjeteve janë kontatuar thasë me ngjyre te bardhe, ku u gjend lënda narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me një peshë totale prej 100 kg.

Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se kjo sasi lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion,trafikimin dhe më pas shpërndarjen në Kryeqytet si dhe vendet fqinje me Shqipërinë.

Theksojmë se, ky operacion vazhdon pasi aktualisht po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike Cannabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua :

1.Sasia e bimes se dyshuar narkotike e llojit Cannabis sattiva, me peshe 100 kg kilograme, me gjithe amballazhim.

2.Telefona te markave te ndryshme.

3.Dy automjete tip Benx dhe Hundai me targa AA 552 DV

Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

 

 

 

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30