Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

ICITAP dhuron pajisje për Policinë Kufitare, Z.Bullard vlerëson arritjet për plotësimin e standardeve të NATO-s dhe Liberalizimit të Vizave

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua sot ceremonia e dhurimit të disa pajisjeve për Policinë Kufitare dhe të Migracionit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm  drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Programit ICITAP, si dhe drejtues dhe punonjës të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit dhe Këshilltarë të Programit ICITAP.

Gjatë zhvillimit të kësaj ceremonie, Drejtori i Programit ICITAP, Z. Gary Bullard duke vënë në dukje progresin dhe rezultatet pozitive të arritura nga Policia Kufitare theksoi:

“Gjatë viteve të fundit Departamenti i Policisë Kufitare dhe të Migracionit ka bërë një progres thelbësor dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e rezultateve pozitive si në drejtim të plotësimit të kushteve për Liberalizimin e vizave, ashtu dhe në drejtim të arritjes së synimeve të NATO-s për Performancën e Kontrollit të Kufirit.

ICITAP ndihmon përpjekjet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit që çuan në rezultate të prekshme e të matshme, duke dhuruar 34 pajisje, printer multifunksional, si dhe 31 aparate dixhitale fotografike.”

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj duke falenderuar programin ICITAP dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë  jo vetëm për Policinë Kufitare dhe të Migracionit por për të gjithë organizatën e Policisë së Shtetit për përmirësimin e kapaciteteve të saj në Luftën kundër krimit, theksoi:

“Kjo asistencë e vazhdueshme është pjesë e rëndësishme në rezultatet e Policisë së Shtetit në Luftën Kunër Krimit të Organizuar dhe sigurimin e kufirit në tërësi. Jemi dëshmitarë të rezultateve të larta të Policisë së Shtetit dhe kjo është edhe meritë e juaja falë asistencës dhe bashkëpunimit me Policinë e Shtetit. Dëshiroj të shpreh falenderimet për kontributin e rëndësishëm që keni luajtur në punën tonë përmes trajnimeve, implementimit të sistemeve më të përparuara si Sistemi TIMS, integrimit të këtij sistemi me sistemin automatik të Interpolit, i cili ka dhënë dhe rezultatet mjaft të rëndësishme, ku vetëm në 6 muaj në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar janë kapur 50 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi 53 automjete që kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit, si dhe shumë dokumente të falsifikuara. Kjo tregon që me trajnimin e marrë dhe pajisjet e vëna në përdorim është rritur efikasiteti i Policisë së Shtetit në përgjithësi.”

Qëllimi i këtij dhurimi është përmirësimi i kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe të Migracionit duke i vënë këtë pajisje në dispozicion të drejtorive rajonale, komisariateve, sallave operative, dhe stacioneve të policisë kufitare, në mënyrë që të dokumentohet aktiviteti kriminal dhe sa më shpejt t’i komunikohet në strukturat e tjera të departamentit dhe të Policisë së Shtetit për qëllime hetimit dhe të analizës së riskut.

Vënia në përdorim e këtyre pajisjeve do të ndihmojë së tepërmi Policinë Kufitare në dokumentimin dhe transmetimin e rezultateve të konstatimit të veprave penale, përmirësimin e hetimeve e vlerësimin e rrezikut në kufi.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30