Fier, Policia e Fierit parandalon një ngjarje të rëndë brenda familjes.

FierFIER 08.01

Policia e Fierit parandalon një ngjarje të rëndë brenda familjes.

Tenton të vrasë bashkëshorten me armë gjahu, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A.SH., 55 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në grindje e sipër ka tentuar të vrasë me armë gjahu bashkëshorten e tij, shtetasen B.Sh, 55 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave "129" nga një shtetase e cila kërkonte ndihmë pasi bashkëshorti po e keqtrajtonte, mënjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së gjahut teke model "BERETTA” dhe 3 gëzhoja arme gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë", parashikuar nga Nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.

FIER 08.01

Arkiva

Janar 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...