Vlorë - Policia ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti.

Vlorëpistoleta vlore

Policia ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti.

Në pranga 1 shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 - vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1