Dibër - Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprave penale që cënojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Goditen 6 raste, nga këto: 4 raste të ndërtimeve pa leje dhe 2 raste të prerjes së pa paligjshme të pyjeve.dru

Procedohen penalisht 6 shtetas si dhe sekuestrohet lëndë drusore.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policorekanë evidentuar dhe goditur 6 raste.

U proceduan penalisht shtetasit: S.T, Q.L, A.H, B.SH, të tre banues në Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :

A. C., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, me automjetin tip furgon, pa dokumentacion përkatës.

Q.XH, banues në Dibër, pasi në një vend qëndrim pranë banesës së tij, u konstatua e prerë lëndë drusore e  llojit pishë pa dokumentacion përkatës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë Dibër, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe "Ndërtimi pa leje".

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30