Raporti Ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit 26 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë/Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë. Finalizohet operacioni "Fundjava". Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Në operacion Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë" dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë . Gjatë kontrolleve kapet një person që qarkullonte me armë zjarri. Arrestohet në flagrancë një pronar i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Fundjava".

Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrrolli i ushtruar nga Forcat "Shigjeta", në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje. Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave : D. R., 45 vjeç banues në Tiranë dhe G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjezit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në   banak të fshehura 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge", i shtetasi : Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit), i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e Përgjithsme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit: I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, A S, për veprën penale “Dhuna në familje”, A.S, për veprën penale “Mashtrimi”, R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”, A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

-Qafë-Thanë/Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë të shtetasit maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
R.H, 52 vjeç, banues në Shkup. Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar. Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim. Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

-Mallakastër/Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas për "Trafikim të lëndëve narkotike" i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:Q.M, 46 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike". Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Librazhd/Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të kontrollit të territorit si dhe  bazuar në informacionet e  marra në rrugë policore se në një zonë të pyllëzuar  në njësinë  Administrative Orenjë, Librazhd  dy shtetas kishin kultivuar fara kanabis në kubikë dhe po përgatiteshin për ti kultivuar në tokë,  shërbimet e Komisariatit Librazhd ushtruan kontroll, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis. Në përfundim të veprimeve  u bë arrestimi i shtetasit E.S., 18 vjeç, banues në Tiranë , si dhe u shpall në kërkim edhe një person  tjetër si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi  P.I, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Vijon puna intensive për kapjen e autorëve si dhe  dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 7 janë arrestuar në flagrancë, 6 janë ndaluar dhe 69 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë të dënuar për veprat penale “
Plagosja e rëndë me dashje, në bashkëpunim dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; 1 në qarkun Elbasan i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim”; 1 në qarkun Korçë me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhin dhe shitje të lëndëve narkotike”; 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”.


Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje dhe Kanosje” në qarkun Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lire; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje
”, në qarkun Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lire; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Lezhë, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” në qakun Kukës, ku autorët u proceduan në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Durrës dhe 2 në Fier, ku autorët janë proçeduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 3 në Korçë, 2 në Berat, 1 në Fier, 1 në Gjirokastër, 1 në Vlorë, me 3 autorë të arrestuar, 3 të proçeduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Berat, 2 në Fier, 1 në Vlorë të cilët janë arrestuar në flagrancë.


Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Gjirokastër, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Korçë dhe 1 në Tiranë ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 5 raste, 2 raste në qarkun Durrës, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 1 në qarkun Lezhë me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lire.

Është evidentuar 1 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30