Devoll - Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”

Devoll DVP KORce New

Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll).

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4