Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit

Tiranëpolicia tiranes 21.06.2019

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 1, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

- P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë.
- M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundraligjshme.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4