Berat - kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetas pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.b1

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale kapën dhe proçeduan penalisht shtetasit:

E.T, 60 vjeç.

M.Q, 28 vjeç, të dy banues në Berat.

Procedimi penal i këtyre shtetasve u bë për veprat penale "Organizim i llotarive të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Punësim i paligjshëm" "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" pasi në ambientin e lokalit në pronësi të shtetasit E.T, ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital", çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30