Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 21 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Elbasan - Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë luftarakë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës. Në pranga dhe dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Policia e Elbasanit ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri. Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri një shtetas tjetër. Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarrit shtetasin F. C. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë "Zastava" me 5 fishekë. Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit E.Q, 22 vjeç dhe F. B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”, në ngarkim të shtetasit S. LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", në ngarkim të shtetasve E. Q dhe F. B.

Durrës - Vijon Operacioni policor i koduar "Vol-Vo 4". Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar "Vol-Vo 4" dhe konkretisht shtetasin M. Z.,36 vjeç, banues në lagjen Kodër Sukth, Durrës. Shtetasi M. Z., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 22.10.2018, ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Trafikimi i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale". Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Tiranë - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin e goditjen e shprëndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Kapet dhe ndalohet shtetasi S. SH, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”. Në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 6 Tiranë, shtetasve të arrestuar iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gr lëndë narkotike cannabis sativa. Shtetasi S. SH mundi të largohej dhe u shpall në kërkim, ku më datë 20.05.2019 është kapur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla,nga forcat ”Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është goditur një rast i shpërndarjes së heroinës. Në rrugën "Njazi Demi” Tiranë, në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat "Shqiponja", është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi I. A. 36 vjeç, lindur në Tiranë, pasi u kap në flagrancë me 4 doza heroinë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Selenicë, Vlorë - Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 20 janë arrestuar në flagrancë, 8 janë ndaluar dhe 70 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 8 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; 1 në qarkun Durrës, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”; 1 në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; 2 në qarkun Fier, 1 i dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 1 i dënuar për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”; 1 në qarkun Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; 1 në PKK Morinë, i dënuar për veprat penale “'Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Elbasan, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, me 2 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale“Dhuna në familje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Elbasan, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Shkodër dhe 1 rast në Dibër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 8 kërkesë - padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 13 raste aksidentesh, me 16 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë;

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Korçë, i cili është arrestuar në flagrancë, 1 në qarkun Gjirokastër dhe 1 në Lezhë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 2 në qarkun Tiranë, 5 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30