Berat - Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike"

BeratInterpol-logo

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-G. P., alias G. P., alias J. B.,, 44 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale "Organizatë Kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal, ka qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30