Tepelenë - Finalizohet operacioni i koduar "Përpunimi"

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.perpunimi op

Finalizohet operacioni i koduar "Përpunimi".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Sekuestrohet rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë çokollate si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabis.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi K.M dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte në formë çokollate, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni "Përpunimi"

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1