Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mori pjesë në takimin e 12 Drejtorëve të Policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mori pjesë në takimin e 12 Drejtorëve të Policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua më 16 deri më 17 Maj 2019, me mbështetjen e BE-së.Drejtori 18.05.2019 1

Qëllimi i këtij takimi ishte rëndësia e shkëmbimit në kohë reale të informacionit kriminal, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe për gjetjen e mënyrave më efikase për të përballuar sfidat në të ardhmen.

Në takim morën pjesë edhe Interpol, Europol, Selec, Frontex.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim ka falënderuar organizatorët dhe palën mikpritëse, duke e cilësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm.

Veliu është shprehur se tashmë Policia e Shtetit është një organizatë e rritur profesionalisht dhe e aftë për të përballuar sfidat e kohës. Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe gjatë veprimtarisë së saj ka vetëm një objektiv, luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimit në përgjithësi.

Kjo vërtetohet qartësisht ku partnerëve të Policisë së Shtetit u është vënë në dispozicion hapësira ajrore për të monitoruar nga ajri me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, hapësira detare GDF-së për të patrulluar bashkërisht në parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, por edhe dhjetëra operacione të suksesshme ndërkombëtare ku Policia e Shtetit është vlerësuar nga SELEC me çmim të parë, por edhe nga agjenci të tjera ligjzbatuese për disa operacione të suksesshme në goditjen e kontrabandimit të qënieve njerëzore nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, apo për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të gjitha këto tregojnë për besueshmëri të partnerëve te Policia e Shtetit.

Veliu gjatë fjalës së tij ka theksuar se shkëmbimi i informacionit kriminal është thembra e akilit dhe është shumë e rëndësishme që ky informacion të shkëmbehet në kohë reale direkt mes ekipeve që merren me luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke anashkaluar burokratizmin portokollar, pasi vetëm kështu do të arrijmë akoma më shumë sukses ndaj krimit.

Në fund të fjalës së tij , drejtor Veliu ka theksuar se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë dhe e hapur për të miratuar çdo propozim që është në interes të krijimit të një mjedisi sa më të sigurtë për qytetarët e vendeve tona.

Gjatë takimit të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Policive apo agjencive ligjzbatuese që morën fjalën theksuan se shkëmbimi i informacionit kriminal është mënyra më e mirë për të parandaluar dhe luftuar që në embrion çdo veprimtari kriminale.

Në fund të takimit me propozim të palës italiane u ra dakort për ngritjen e një pike të përbashkët për shkëmbimin e informacionit kriminal, pikë kjo që do mbështetet nga BE.

 

 

 

Drejtori 18.05.2019 2

Drejtori 18.05.2019 3

Drejtori 18.05.2019 4

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vizitë pune në Policinë Çeke

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vizitë pune në Policinë ÇekeDrejtori.ceki 13.05.2019  2

Drejtori i Përgjithshëm Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Shërbimet mbështetëse Theodhori Gravani, u prit në një takim nga Presidenti i Policisë Çeke, Mgr. Jan Švejdar.

Gjatë takimit, Presidenti i Policisë Çeke i vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si mjaft të mira dhe theksoi domosdoshmërinë e forcimt të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Jan Švejdar:
“Vlerësoj progresin e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar vitet e fundit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese Interpol, Europol, Frontex etj. Policia Çeke ju mbështet dhe është e gatshme për të shtrirë bashkëpunimin në të gjitha fushat".

Drejtor Veliu ka falënderuar Presidentin e Policisë Çeke për mbështetjen e dhënë, si dhe ka vlerësuar rolin e oficerit të kontaktit të Policisë Çeke në Shqipëri z. Adriatik Shino, për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve si dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit mes dy policive.

Veliu:
Bashkëpunimi me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit dhe unë mbetem i vendosur që ky bashkëpunim të forcohet dhe thellohet në të gjitha fushat, pasi krimi nuk ka ngjyrë, kufi e politikë, por ka vetëm një mision, të vrasë shpresën, ligjin dhe të ardhmen, ndaj misioni i të gjitha Policive në botë është një, lufta pa kompromis ndaj krimit".

Në takim u ra dakort për ngritjen e njësive të përbashkëta hetimore në drejtim të hetimit të kontrabandimit të qenieve njërëzore, për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në kufi në bashkëpunim me Frontex, për mbështetje logjistike nga Policia Çeke, si dhe sjelljen e punonjësve të Policisë Çeke gjatë sezonit turistik.

Gjatë takimit ishte i pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Çeki Sh.T. Z. Ilirian Kuka, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy policive, duke theksuar se ky bashkëpunim i shërben rritjes së sigurisë dhe zhvillimit të turzimit, sepse Shqipëria është një vend turistik i preferuar nga turistët çekë, qoftë për turizmin malor ashtu edhe për atë bregdetar dhe numri i ketyre të fundit nga viti në vit ka ardhur në rritje.

 

Drejtori.ceki 13.05.2019 1


Drejtori.ceki 13.05.2019  4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtori.ceki 13.05.2019  3

Drejtori.ceki 13.05.2019  5

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti Ministrin për Migracion të Holandës, Mark Harbers

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti Ministrin për Migracion të Holandës, Mark Harbers.ministri takim me min hollandez 9.04.2019 3

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit për parandalimin e flukseve migratore, si dhe intensifikimi i goditjeve të grupeve kriminale të krimit të organizuar dhe atyre të kontrabandimit të qenieve njerëzore.

Z. Harbers vlerësoi bashkëpunimin mes dy policive, punën e bërë nga Policia e Shtetit shqiptar për parandalimin e azil kërkimit, si dhe për goditjen e kontrabandimit të qenieve njerëzore. Ai theksoi se është e nevojshme që ky bashkëpunim të thellohet më tej, duke gjetur rrugë sa më efikase për rezultate akoma më pozitive.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit njohu z. Harbers dhe delegacionin me masat që ka marrë Policia e Shtetit në drejtim të parandalimit të azil kërkimit, me operacionet e zhvilluara në bashkëpunim edhe me partnerët për goditjen e grupeve apo personave që kontrabandojnë qenie njerëzore, si dhe operacionet në drejtim të goditjes së grupeve kriminale të krimit të organizuar.

Gjatë takimit u dakordësua se nevojitet një shkëmbim informacioni në kohë reale jo vetëm nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit apo ndërmjet oficerëve të kontaktit, por edhe në mënyrë direkte duke krijuar grupe hetimore te përbashkëta për të arritur qëllimin final të goditjes së grupeve apo individëve të përfshirë në aktivitet kriminal.

Gjithashtu gjatë takimit u hodh idea që të ngrihet një Task Forcë që ka si qëllim hetimin e grupeve kriminale, identifikimin dhe goditjen e individëve që merren me kontrabandimin e qënieve njerëzore.

 

 

 

 

 

ministri takim me min hollandez 9.04.2019 1

ministri takim me min hollandez 9.04.2019 2

ministri takim me min hollandez 9.04.2019 5

ministri takim me min hollandez 9.04.2019 4

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti Shefen e Departamentit të Hetimeve Kriminale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike në Departamentin e Shtetit, Karen Riley.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti Shefen e Departamentit të Hetimeve Kriminale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike në Departamentin e Shtetit, Karen Riley, e cila shoqërohej nga Antonio f5bc9f89-4c5b-4b52-96fc-6e0e4d95f064Zamudio, Shef për Hetimet Kriminale në Zyrën Rajonale të Sigurimit në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë dhe Chuck Harrison, Agjent Federal për Hetimet Kriminale për Ballkanin.

Vizita ishte në kuadër të bashkëpunimit të Zyrës së Hetimeve Kriminale ne Departamentin e Shtetit dhe Policisë së Shtetit.
“Bashkëpunimi është çelësi i suksesit, pasi shpesh mund të kemi dëshirë e vullnet, por pa bashkëpunim dhe mbështetje nuk mund të ketë sukses. Falë këtyre dy komponentëve u bë i mundur finalizimi i dy operacioneve shumë të suksesshme “One If - By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe operacioni policor "Rruga e gabuar", ku u godit grupi kriminal me 36 anëtarë të dyshuar. Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët, e sidomos me ata strategjikë. Ne jemi të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, dhe kur kemi mbështetje e bashkëpunime të tilla, pa asnjë diskutim që rezultatet janë vetëm pozitive”, tha Drejtori Veliu.

“Jam i bindur që askund nuk mund ta gjej këtë nivel bashkëpunimi si në nivel lidershipi, ashtu edhe në nivel operacional. Do të vazhdojmë në rrugën e nisur, pasi tashmë Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë tonë dhe ka mbështetjen e plotë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, nënvizoi z.Antonio Zamudio.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, janë në dijeni të operacioneve të suksesshme që janë zhvilluar në Shqipëri. Në emër të tyre ju them faleminderit. Vlerësoj shumë marrëdhënien dhe bashkëpunimin që keni me oficerin tonë, marrëdhënie e cila është një nga më të mirat, në të gjitha vendet e tjera. Do keni mbështetjen tonë edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet”, u shpreh znj. Karen Riley.

 

 

 

bc374996-cb3c-4f1e-8205-dc5bdf7320e2

0702bbb4-766a-4359-877d-105e1f4a6aab

22243328141 742150312793283 3651064875565711360 n

 

 

 

 

 

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në takimin delegacion e lartë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, të kryesuar nga Ministri Z.Ferdinand Grapperhaus.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu  priti në  takimin delegacion e  lartë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, të kryesuar nga Ministri Z.Ferdinand Grapperhaus.
 
valiu 4
 
Gjatë takimit, Drejtor Veliu  vuri në dukje marrëdhëniet mjaft të mira të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ndër vite, marrëdhënie të cilat gjatë viteve të fundit janë forcuar edhe falë punës së oficerëve të kontaktit të dy vendeve, të cilët kanë ndihmuar në shkëmbimin e informacionit në kohë reale, që përbën një faktor kyç për mbarëvajtjen e hetimeve për grupet kriminale apo persona të përfshirë në aktivitet kriminal. 
Në këtë kontekst u evidentuan disa nga sukseset e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritet holandeze si: operacioni Last Snow, Le Peugeot, Drina/Portum, JAD, si dhe mega operacioni One if by Land, i cili u zhvillua në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave, me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku falë bashkëpunimit u bë e mundur goditja e 7 grupeve të strukturuara kriminale. Po ashtu u theksua se këto suksese dëshmojnë rritjen e besueshmërisë së Policisë Shqiptare, Prokurorisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese tek partnerët ndërkombëtarë, element shumë i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit kundër krimit në tërësi. 
Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Z.Ferdinand Grapperhaus vlerësoi  bashkëpunimin e shkëlqyer dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, pasi krimi nuk ka kufij dhe këtë e favorizon digjitalizimi dhe  lëvizja e lirë e njerëzve në mbarë botën. 
 
Gjithashtu ministri Grapperhaus foli mbi ngritjen e grupeve të hetimit të përbashkëta, në kuadër të luftës kundër krimit në tërësi. 
 
Në mbyllje të takimit, Drejtori Veliu siguroi se Policia e Shtetit është e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet holandeze për zhvillimin e hetimeve të përbashkëta për të përshpejtuar procedurat e hetimit dhe zhdukur barrierat, pasi të gjithë kemi një qëllim të përbashkët, goditjen e krimit të organizuar, pastrimit të parave, terrorizmit dhe trafiqeve të të gjitha llojeve.
veliu 1
 
veliu 2
 
veliu 3
 
veliu 5
 
veliu 6
 
veliu 7

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30