Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 5 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Krujë – Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 03.06.2019. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes së shtetasit A.P., kanë vënë në pranga shtetasin K.A., 49 vjeç, banues në Krujë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 03.06.2019, në lagjen “Sesere”, Krujë, plagosi me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin A.P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë model 63. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Vlorë – Policia identifikon dhe arreston në kohë reale autorët e vjedhjes së parave të një shtetasi të huaj. Policia e Vlorës pas marrjes së njoftimit nga një shtetas gjerman se dy adoleshentë në “Plazhin e Vjetër” i kanë vjedhur me forcë 50 euro, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kohë reale i shtetasve I. T., 14 vjeç dhe D. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë marrë me forcë eurot shtetasit nga Gjermania.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 57 shtetas, konkretisht: 9 janë arrestuar në flagrancë dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.

Është kapur 1 shtetas pasi ishte shpallur në kërkim, në PKK Qafë Thanë, i dënuar për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier; 10 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në PPK Port, 1 në Korçë, 3 në Vlorë dhe 2 në Kukës, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar ne flagrancë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 1 në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si edhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndërtimi pa leje”, në qarkun Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërimit të pronës janë evidentuar 2 raste, në qarkun Vlorë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 rast aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4