Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Policia e Shtetit - Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të shtetasit A. M. dhe familjarëve të tij. Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i përkisnin shtetasve A. M., Sh. M. dhe C. M., dhe konkretisht:

-Vilë 3 - katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

-Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut

-Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

-Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

-Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

-Apartament banimi në Sarandë, i porositur më datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

-Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

-9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

Tiranë - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane. Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues ne Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Interpol Tirana - Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: më datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, në vendin e quajtur “Gështenja e Ilmi Hasanit”, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 24 janë arrestuar në flagrancë, 2 janë ndalur dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 1 në qarkun Berat, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, 1 rast në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 rast në qarkun Fier, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në qarkun Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Durrës me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast në qarkun Shkodër me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast në Durrës, ku po punohët për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, me 1 autor të arrestura në flagrancë dhe 12 autor të arrestuar në flagrancë, si edhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Elbasa dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 11 raste aksidentesh, me 4 viktima dhe 13 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 10 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 4 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4