Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Finalizohet operacioni "Plazh i lirë". Lirohen rreth 4000 m2 hapësirë publike, e zënë në mënyrë të paligjshme

video

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.plazh

Finalizohet operacioni "Plazh i lirë", zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Komisariati i Policisë Sarandë, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në bashkëpunim edhe me Bashkinë Sarandë.

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Policia ka proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh, të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre.

Gjatë ditës së sotme, si rezultat i operacionit janë hequr nga Policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve.

Në vijim, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh në Ksamil dhe konkretisht:

• P. I., banues në Ksamil, pasi në subjektin e këtij shtetasi, janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 600 shezlongë, çadra e tavolina, që shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia.

• F. P., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi, janë bllokuar dhe sekuestruar rreth 200 shezlongë, çadra e tavolina, që ishin vendosur në një sipërfaqe pronë publike dhe pa lejen e Bashkisë.

• B. M., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi, është konstatuar se i gjithë aktiviteti tregtar është zhvilluar përgjatë gjithë kësaj kohë pa leje përkatëse nga Bashkia Sarandë dhe Policia hoqi rreth rreth 160 çadra, shezlongë e tavolina nga hapësira publike e zënë në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve, çdo hapësirë publike, të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit nga shtetasit e lartpërmendur, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1