Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Vunoi”

Himarëkannabis vuno

Operacion antidrogë i koduar "Vunoi".

Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në një automjet.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcat e FNSH-së Fier, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1