Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 7 Gusht 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë01drejtoria new

Mirditë / Ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij duke e kanosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjatë kontrollit, i sekuestrohen armë dhe municione. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 - vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri "pistoletë" me krehër me 5 fishekë

- 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

- 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: "Dhuna në familje", "Kanosja", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Durrës-Vlorë / Vijon operacioni "Plazh i lirë". Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore. Në Durrës, lirohen rreth 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedohen 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale "Zënia e hapësirave publike", "Fshehja e të ardhurave", "Moslëshimi i kuponit tatimor", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës". Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike, duke vënë në dispozicion të pushuesve rreth 2000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike", ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës për monitorimin, kontrollin dhe goditjen e informalitetit, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës. Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Në Vlorë në vijim të kontrolleve të subjekteve tregtare të cilat kanë zaptuar plazhet publike bregdetare në mënyrë të paligjshme, Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z. Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin "Plazh Privat" me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse. Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Kavajë / Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë. Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike. Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B.,29 vjeç banues në Durrës. Materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale   “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve"

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 126 shtetas, nga këta: 25 janë të arrestuar, 6 të kapur nga kërkimi, 87 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 8 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar; 1 rast në qarkun Vlorë me 1 autor të arrestuar.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, janë evidentuar në qarkun Elbasan dhe Korçë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Elbasan dhe Berat; 8 raste të “Dëmtime tjera me dashje”, janë evidentuar në qarqet Tiranë, Vlorë, Korçë, Fier dhe Dibër.

Janë evidentuar 7 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat dhe Lezhë, me 2 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lire dhe 1 të shpallur në kërkim. Janë plotësuar 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrimi i pronës”, konkretisht në qarqet Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 13 raste të “Ndërtimi pa leje” , në të gjithë vendin, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Prerja e paligjshme të pyjeve” , në qarkun Tiranë, Shkodër dhe Dibër, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast “Vetëgjyqësia” , konkretisht në qarkun Elbasan ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 15 raste aksidentesh, me 17 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 shtetas të tjerë kanë humbur jetën.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Kalimi i paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1