Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Vijon operacioni kundër informalitetit e evazionit fiskal. Shpallet në kërkim administratori i një subjekti tregëtar për evazion fiskal

Vijon operacioni kundër informalitetit e evazionit fiskal.Benzina

Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit “Gen Klaudis ShA, në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi P. G përmes subjektit “Gen Klaudis ShA”, që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Pas veprimeve hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit P.G

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezulton se është larguar nga vendi në datën 09.08.2019.

Shtetasi P. G u shpall në kërkim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" , "Ndryshimi në aparatet matëse" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1