Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tiranë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Tiranëplagosje me thike
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.
 
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz  dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës  menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”  “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.
 
Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit  F.L,  56 vjeç, dhe pas një konflikti  për motive të dobëta, e kishte plagosur  me mjet prerës (thikë). 
Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1