Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 10 janë arrestuar në flagrancë , 1 është ndalur dhe 49 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja” 1 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Elbasan; 6 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Elbasan, me 1 të vrarë dhe 1 të plagosur.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Berat, ku autori është ndaluar, si edhe janë plotësuar 2 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 1 në qarkun Elbasan, ku autori është në flagrancë; 2 në Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 që po procedohet në lirë, si edhe 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndërtimi pa leje”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 11 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Elbasan, 1 në Korçë. 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1