Vlorë - Arrestohet provizorisht 59 vjeçari R. B me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Vlorëdrejtoria-e-policise-vlore

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestohet provizorisht 59 vjeçari R. B., banues në fshatin Fitore - Vlorë, për veprën penale "Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike".

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 59 vjeçarit në fshatin Novoselë të Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Gjykata e Palermos - Itali në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale "Organizatë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73, 74 të Dekretit të Presidentit 309/1990.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1