Durrës - Finalizohet operacioni policor i koduar "Revenge"

DurrësDurres 12.07.2019

Finalizohet operacioni policor i koduar "Revenge".

Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Revenge", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

- S. B, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë .

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale "Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1