Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Kurbin - Lezhë/Finalizohet operacioni " Kolaudimi". Operacion i ndjekur me metoda pro aktive bazuar në dyshime të arsyeshme se në pikën e kolaudimit në Laç kalohen mjete jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit. Specialistët e Seksionit kundër krimit Ekonomiko - Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se tek pika e kolaudimit në Laç kaloheshin makina jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit, në vitin 2018 kanë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materiale hetimore. Mbi bazën e atyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për ndjekje të mëtejshme të këtij rasti, i cili është finalizuar sot me operacionin " Kolaudimi" ku janë ekzekutuar urdhrat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve :

- S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprat penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

- M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi " Arrest në shtëpi" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

- I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi " Arrest në shtëpi" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :

- D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprën penale " Shpërdorim detyre".

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin datë 16.04.2019, ndaj këtyre shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.

Vlorë/Goditet një tjetër rast për armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni i koduar "Bashkëpunimi". Sekuestrohet një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa që do shpërndahej në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë autori. Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuar nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe denoncojnë në polici paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, është finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar "Bashkëpunimi", për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij operacioni, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë. 28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje. Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa. Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Durrës/Qëllonin me armë zjarri në ajër, arrestohen në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet një armë zjarri automatik. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për shtetasin e mitur A.K.,17 vjeç , banues në lagjen Nr.15, Durrës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në "Portoromano", ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, nga këta: 16 janë të arrestuar në flagrancë, 55 ndiqen në gjendje të lire dhe 11 janë ndaluar.

Janë kapur dhe ndalur 5 shtetas në kërkim, konkretisht: 2 shtetas në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Mashtrimi në sigurime”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1shtetas në qarkun Lezhë, 1 shtetas në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 shtetas në SPKM Kakavijë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 5 raste në qarkun Tiranë, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Vlorë me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që procedohet në gjendje të lirë; si dhe 1 rast në qarkun Elbasan me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja’’, në qarkun Vlorë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Tiranë dhe Durrës, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje’’, në qarkun Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të “Dhuna në familje”, 2 raste në qarkun Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 4 raste në qarqet Tiranë, Berat, Vlorë, Shkodër, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera në gjithë territorin, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 4 në Elbasan, 2 në Berat, 2 në Fier, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 drejtues mjeti në gjendje të dehur të cilët janë arrestuar në flagrancë, 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në qarkun Korçë.

Janë evidentuar 11 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 4 në qarkun Elbasan, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Lezhë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë dhe 1 rast në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe një rast në Dibër, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit , ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4